Ndërlidhjet

Protestë për shaminë, xhaminë...


Falja e xhumasë, para protestës
Falja e xhumasë, para protestës
Ndërtimi i një xhamie në qendër të Prishtinës, futja e lëndës së edukatës fetare në shkolla dhe lejimi i mbajtjes së shamisë, po ashtu në shkolla, kanë qenë sërish kërkesat kryesore të mijëra besimtarëve myslimanë, që protestuan në qendër të Prishtinës për të katërtën herë.

Organizatori i protestës Fuad Ramiqi, nga organizata “Bashkohu”, ka kritikuar autoritete qeveritare dhe ato komunale për mos realizimin e premtimeve për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e një xhamie.

Ramiqi ka thënë se Komuna e Prishtinës duhet ta rishqyrtojë edhe një herë vendimi e saj për ndarjen e një parcele për nderimin e xhamisë në qendër të qytetit.

I bëjmë thirrje, i lusim që ta rishqyrtojnë projekt-propozimin e tyre dhe të gjejnë hapësirë sepse nuk e dëmtojnë askënd veç asaj nëse kanë inate personale ose nëse kanë diçka kundër nesh” tha Ramiqi.

Ramiqi ka thënë po ashtu se deri sa nuk realizohen kërkesat e tyre, ata nuk do të ndalen.

Drejtuesit e komunës duhet të dalin edhe në poziten tonë dhe të mos na detyrojnë të marrim hapa të vazhdueshme sepse ne nuk do të ndalemi deri sa ta realizojmë qëllimin tonë”, u shpreh ai.

Protestuesit, pasi kanë falur xhumanë në ambient të hapur në qendër të qytetit, kanë marshuar në drejtim të Kuvendit dhe Qeverisë, dhe janë ndalur para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku sërish, organizatorët kanë mbajtur fjalime.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Sulltan Mehmet Fati Shfqet Krasniqi, ka kritikuar drejtuesit e Qeverisë së Kosovës dhe deputet e Kuvendit, për mos amendamentimin e ligjit dhe lejimin e futjes se lëndës fetare në shkolla.

Ata duhet ta dinë këtë çështje, se mysliman i mirë do të thotë atdhetar i mirë dhe kombëtar i mirë dhe politikan i mirë dhe polic i mirë dhe mësues i mirë.
Ata duhet ta dinë këtë çështje, se mysliman i mirë do të thotë atdhetar i mirë dhe kombëtar i mirë dhe politikan i mirë dhe polic i mirë dhe mësues i mirë”, tha ai.

Organizatoret e protestave kanë deklaruar se ndërtimi i një xhamie të madhe është nevojën e menjëhershme për përmbushjen e nevojave të besimtarëve mysliman.

Nga ana tjetër, Bexhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, pasi e ka vëzhguar protestën, deklaroi se organizatorët, edhe pse deklaruar se nuk do të përdorin fjalor të ashpër dhe nxitës, ata nuk e mbajtën premtimin.

Të gjithë i dëgjuam çka folën, ata gjatë gjithë kohës u thirren në tolerancë dhe paqe, ndërkohë vazhdimisht dërgonin deklarata kërcënuese. Ky është një fjalor i cili nuk përkon me ata që janë besimtarë të cilët vërtetë e duan fenë dhe angazhohen për të drejtat e tyre”, tha Shala.

Ai konsideron se kërkesa për ndërtimin e xhamisë është e drejtë, por duhet të shikohen edhe mundësitë për ndërtimin e saj.

Kërkesa për xhami është e drejtë ngase vërtetë kanë anë të drejtë. Mirëpo, nuk mund të vinë deri te realizimi i kësaj kërkese përmes shantazhimit ose caktimit të lokacionit ku ata do ta ndërtojnë xhaminë”, u shpreh ai.

Kërkesa e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila tashmë është bërë publike, është që xhamia të ndërtohet përballë Institutit Albanologjik në Prishtinë, në hapësirën ku aktualisht ndodhet një institucion parashkollor.

Kohë më parë, në hapësirën universitare, para Fakultetit Filologjik në Prishtinë, disa persona kanë hapur, siç i kanë quajtur, themelet e xhamisë.
XS
SM
MD
LG