Ndërlidhjet

Të fuqizohen nismat rajonale


Pas vendimit për masa të reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë, vendet e rajonit bënin luftë për të marrë tregun e Kosovës. Kështu, së paku, deklaronin autoritetet e Kosovës.

Brenda një periudhe shumë të shkurtër, Kosovën e vizituan afaristë të shumtë nga vendet e rajonit si nga Bullgaria, Kroacia dhe vende tjera.

Por, tani pas pranimit të vulave të Doganave të Kosovës nga Beogradi zyrtar, organizatat ekonomike në vend, thonë se kjo nuk do të pengojë aspak futjen e markave të reja nga shtete tjera, të cilat nuk kanë qenë të pranishme në tregun e Kosovës në shkallë të duhur.

Arian Zeka, udhëheqës i Departamentit të Politikave në Odën Ekonomike Amerikane, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet e vendit dhe kompanitë e ndryshme kosovare të cilat kishin ftuar këto biznese nga vendet tjera të rajonit që të vinë dhe të shohin mundësinë e investimeve të tyre në Kosovë, nuk duhet të tërhiqen nga iniciativat e tyre.

Kemi parë muajve të fundit vizita grupore të bizneseve të ndryshme të vendeve të rajonit të cilat kanë ardhur të interesohen për tregun e Kosovës, kanë qenë të mahnitura me kushtet që ofrohen këtu.
Kemi parë muajve të fundit vizita grupore të bizneseve të ndryshme të vendeve të rajonit të cilat kanë ardhur të interesohen për tregun e Kosovës, kanë qenë të mahnitura me kushtet që ofrohen këtu. Gjithashtu kanë shkëmbyer kontakte me partnerët e mundshëm afaristë të vendit dhe mendoj që një lidhje e krijuar mes partnereve vendore dhe atyre të rajonit duhet të vazhdojë pa marrë parasysh vendimeve që do të merren për heqjen e masave të reciprocitetit ”, thekson Zeka.

Iniciativat e vendeve të rajonit për tregun e Kosovës, edhe sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ishin të mira, por që tani, pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për vulat e Doganave te Kosovës, kjo mund të ndryshojë situatën.

Ai thotë se tani afaristët nga vendet e rajonit do të hezitojnë të hynë në tregun e Kosovës, për shkak të privilegjeve që Serbia ka në Kosovë.


Në si AKB kërkojmë nga qeveria që t’i barazojë taksat edhe me vendet e BE-së dhe vendet tjera.
Nga Serbia nuk vjelim taksa të doganës, ndërsa për shembull, nga Bullgaria ne kemi taksë 10 për qind të çdo produkti, dhe kjo e bën që Serbia të jetë më konkurrent. Në si AKB kërkojmë nga qeveria që t’i barazojë taksat edhe me vendet e BE-së dhe vendet tjera”, shprehet Shahini.

Gjatë një vizite të një delegacioni afarist nga Bullgaria, ata kishin qenë të interesuar mjaft shumë për plasimin në tregun e Kosovës të produkteve të tyre bujqësore dhe atyre ushqimore.

Ndërkaq, sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit, gjatë periudhës gati dy mujore të masave të reciprocitetit për produktet e Serbisë, ka pasur disa marrëveshje të realizuara me Shqipërinë.

Dhe ka pasur fluks të importit të prodhimeve nga Shqipëria. Shqipëria dhe Serbia janë dy shtete që përafërsisht kanë kushte e njëjta për eksport në Kosovë, por fuqia prodhuese e Serbisë është më e madhe se e Shqipërisë, por tani Kosova dhe Shqipëria dalëngadalë do t’i rrisin kapacitet prodhuese dhe do të mund t’i bëjnë konkurrencë produkteve të Serbisë”, thekson ai.

Periudha e reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, ka ndikuar në vetëdijesimin e konsumatorëve se secili produkt serb është i zëvendësueshëm, madje edhe me cilësi shumë më të lartë.

Arian Zeka, thotë se kjo periudhë gjithashtu ka ndikuar edhe te tregtarët që të hulumtojnë tregje të tjera dhe të zhvillojnë marrëdhënie të reja me furnitorë nga vende të tjera fqinje.

Pikërisht si rezultat i kësaj mund të themi se nuk është vërejtur asnjë mungesë në tregjet e vendit për ndonjë artikull të caktuar. Besoj fuqishëm se këto marrëdhënie do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, madje me intensitet edhe më të madh”, thotë ai.

Ndryshe, Kosova është e vendosur që të fillojë zbatimin e marrëveshjes për vulat doganore që nga data 16 shtator.
XS
SM
MD
LG