Ndërlidhjet

Mjekët në dy vende pune


Udhëheqës të institucioneve shëndetësore publike, udhëheqin në të njëjtën kohë edhe institucione shëndetësore private.

Ndonëse me Ligjin aktual të shëndetësisë, lejohet mundësia e punës së punëtorit të shëndetësisë publike, të punojë me gjysmë orari të punës në sektorin privat, disa nga udhëheqësit e klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, udhëheqin në të njëjtën kohë dy orare të rregullta të punës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në QKUK, Lulzim Emini, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione lidhur me këtë çështje se në institucionin që ai udhëheq, drejtues klinikash në të njëjtën kohë janë edhe udhëheqës në institucione shëndetësore private.

Ajo që mund t’iu them për drejtorët e njësive që udhëheqin klinika, nuk kam informata që të njëjtit janë edhe udhëheqës në institucione private. Mendimi im për këtë është se nëse kjo ekziston, atëherë gjithsesi individi në këtë rast duhet të përcaktohet për institucionin publik ose privat, pasi që të udhëheqësh këto dy institucione është konflikt interesi”, thotë Emini.

Njëri nga të lartpërmendurit është Shefqet Lulaj, drejtor i klinikës gjinekologjike në QKUK, njëherësh udhëheqës i spitalit gjinekologjik privat “Bahceci”.

Ai thotë se nuk është i vetmi që udhëheqë të dyja sektorët.

Nuk punoj vetëm unë, por të gjithë mjekët e Kosovës punojnë edhe privat, sa të duan punojnë. Ligji na lejon një gjë të tillë.
Nuk punoj vetëm unë, por të gjithë mjekët e Kosovës punojnë edhe privat, sa të duan punojnë. Ligji na lejon një gjë të tillë”, shprehet Lulaj.

Ilir Tolaj, sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mendon sikurse ushtruesi i detyrës së drejtorit në QKUK, Lulzim Emini.

Ai thotë se është në dijeni se udhëheqës klinikash brenda QKUK-së udhëheqin edhe spitale private në të njëjtën kohë.

Mjekët mund të jenë udhëheqës edhe i njërit edhe i tjetrit institucion. Më herët ka qenë një marrëveshje që të gjithë ata që janë udhëheqës në institucionet publike nuk mund të jenë edhe në ato private, për shkak të konfliktit të interesit. Por asnjëherë një gjë e tillë nuk është përfillur, andaj edhe ne tash nuk e kemi një rast, por gati të gjithë udhëheqësit e institucioneve publike udhëheqin institucione private në një mënyrë ose tjetrën”, thotë Tolaj.

Ndërkaq, Emini shton se ligjërisht ju lejohet gjithë mjekëve të punojnë pas orarit në klinika private, por jo t’i udhëheqin ato.

As pas orarit nuk lejohet të menaxhohet një klinikë private nëse është drejtor në institucion shtetëror.
As pas orarit nuk lejohet të menaxhohet një klinikë private nëse është drejtor në institucion shtetëror. Unë nuk kam informatë që gjëra të tilla ka. Nëse inspektorati ma dëshmon këtë unë do të marr masa”, thekson Emini.

Ai thotë se posedon vetëm informata të moslejimit të udhëheqjes së të dyja institucioneve, atij publik dhe privat, derisa pohon se Ministria e Shëndetësisë duhet t’i qartësojë çështjet e tilla.

Ministria e Shëndetësisë duhet të dalë me një udhëzim administrativ në mënyrë të qartë për këto çështje. Nuk kam kërkuar nga inspektorati të bëjë inspektim se a udhëheqin institucione, ngaqë nuk kam pasur informata të tilla, por kam kërkuar nga inspektorët shëndetësorë të bëhet inspektimi i klinikave private, nëse nuk respektohet orari prej orës 7 deri 15”, shprehet ai.

E inspektorati shëndetësor tashmë ka hasur në mosrespektim të orarit të punës brenda klinikave në QKUK, dhe sipas ushtrueses së detyrës së kryeinspektores Advije Malaj, këtë vit, katër mjekë kanë dalë në komisionin disiplinor, si dhe një do të përjashtohet nga puna.

E gjithë kjo si pasojë e gjetjes së mjekut në fjalë në klinikën shëndetësore private, gjatë orarit të punës në institucione publike.
XS
SM
MD
LG