Ndërlidhjet

Sytë kah Merkeli


Angela Merkel
Angela Merkel
Në kohën kur Evropa po i afrohet krizës ekonomike, të gjithë sytë janë të drejtuar kah Gjermania.

Fuqisë industriale të Evropës do t’i duhej të udhëheqë çfarëdo plani për të ruajtur euron në rënie, por meqë kancelarja gjermane Angela Merkel, po punon për një unitet më të madh fiskal brenda Bashkimit Evropian, kundërshtimet brenda për brenda koalicionit të saj po e kërcënojnë postin e kancelares.

Dritat shkëlqenin kur muzikantët performuan në ekspozitën ndërkombëtare të veturave në Frankfurt, ku Mercedes Benzi prezantoi modelin më të ri të makinës bazuar në konceptin e fuqisë së hidrogjenit.

Kompanitë gjermane si Mercedesi, janë duke udhëhequr zhvillimin e teknologjive të reja dhe duke e ndihmuar ekonominë të lulëzojë në kohën e rënies globale.

Mirëpo, ky sukses ka vendosur një barrë të madhe mbi Gjermaninë, kancelarja e së cilës, Angela Merkes, së shpejti do të vendosë se a do të udhëheq procesin për integrimin më të fuqishëm fiskal të Bashkimit Evropian apo do ta vazhdojë lëmshin përmes aksioneve të shpëtimit për vendet si Greqinë e Portugalinë.

Drejtori ekzekutiv i Dajmlerit, kompanisë partnere të Mercedesit, Diter Zeçe, tha që, edhe pse biznesi ka qenëi mirë gjatë këtij viti, kriza që po vjen është duke e kërcënuar lulëzimin ekonomik të Gjermanisë.

Po i shohim retë në qiell bazuar në borxhet e huaja, në krizën e borxheve shtetërore të bazuar në rritjen e tensioneve në tregjet financiare.
Po i shohim retë në qiell bazuar në borxhet e huaja, në krizën e borxheve shtetërore të bazuar në rritjen e tensioneve në tregjet financiare. Shpresojmë që politikanët përfundimisht të jenë në gjendje të dërgojnë disa sinjale të besimit apo të gjejnë disa zgjidhje për këto sfida në mënyrë që të mos preket ekonomia e vërtetë”.

Frika lidhur me përkeqësimin e krizës së borxheve çoi poshtë stoqet e tregjeve evropiane gjatë kësaj jave, përfshirë DAX-in gjerman.

Një tregtar i Baader Bank AG, Robert Halver, përsëriti thirrjet për të rikthyer integrimin evropian duke e shtyrë Greqinë të heqë dorë nga euro-ja.

Supozoj që realiteti po agon në Berlin, madje në koalicionin qeverisës, sipas të cilit Greqia nuk mund të jetë me anëtare e zonës së euros.
Supozoj që realiteti po agon në Berlin, madje në koalicionin qeverisës, sipas të cilit Greqia nuk mund të jetë me anëtare e zonës së euros. Andaj, le t’i nxjerrim jashtë ju lutem, sepse është në të mirën e tyre dhe në të mirën tonë”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kërkoi që të ndërpriten deklarata të tilla, ndërsa u bëri thirrje politikanëve të flasin me më shumë kujdes kur bëhet fjalë për gjetjen e një zgjidhjeje për qetësimin e tregjeve.

Ajo tha se euro-zona 17 anëtarëshe duhet t’i bashkojë forcat për të shmangur një “pafuqi të pakontrolluar rreth pagesës së borxheve”.

Kjo nuk do të kishte ndikim vetëm në Greqi”, i tha ajo radios RBB. “Rreziku, që kjo të sulmojë edhe më shumë shtete, është shumë i lartë”.

Tomas Klau nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Këshillit Evropian tha se rënia e tregjeve gjatë së hënës rriti shqetësimet e shteteve të tjera të rrezikuara nga mospagimi i borxheve, si Italia dhe Spanja, se nuk do të jenë më në gjendje të ri-financojnë borxhet e tyre në tregje.

Është një shkallë tjetër e presionit që i është shtuar situatës në të cilën Merkel veçse është- nën një presion të konsiderueshëm për të vepruar e, në të njëjtën kohë, nën presionin e tendosjeve të brendshme”.

Shumë njerëz besojnë se Merkel ka qenë e gatshme të veprojë me vendosmëri-pjesërisht për shkak se koalicioni i saj qeverisës, i udhëhequr nga Unioni Kristian-Demokrat, ka pësuar një varg humbjesh në zgjedhjet rajonale të këtij viti.

Edhe pse shumë gjermanë thonë se janë të gatshëm që të shpëtojnë shtetet anëtare të BE-së që nuk janë të afta të paguajnë borxhet, ekonomistët theksuan menjëherë se ruajtja e euro-zonës nuk është çështje altruiste, aq sa nuk ka të bëjë me ruajtjen e bankave dhe kompanive të tjera gjermane nga ky borxh i dëmshëm.

Në të njëjtën kohë, gjermanët janë të vetëdijshëm se shteti i tyre ka përfituar nga fakti që është anëtarë i euro-zonës.

Klau vë në pikëpyetje urtësinë tradicionale, sipas të cilës gjermanët janë të gatshëm të mbështesin më shumë masa për të mbajtur bashkë euro-zonën, duke thënë se partitë që kanë përfituar më së shumti nga humbjet e CDU-së gjatë këtij viti-Partia Social Demokrate (SPD) dhe të Gjelbrit mbështesin një integrim më të fuqishëm fiskal dhe lëshimin e të ashtuquajturve “Euro-tarifave”-borxhi i përbashkët në të cilin do të kishte qasje çdo shtet anëtarë i euro-zonës.

Ai thotë se shumica e anëtarëve të CDU-së, përfshirë edhe vet Merkelin, nuk përjashtojnë më mundësinë e krijimit të strukturave të reja të euro-zonës dhe ndoshta edhe ‘Euro-tarifave’.

Ekziston një mospërputhje në mes të disa deklaratave publike të Angela Merkelit dhe zhvillimit të mënyrës së të menduarit që ka vazhduar prapa dyerve të mbyllura të CDU-së në Berlin.
Ekziston një mospërputhje në mes të disa deklaratave publike të Angela Merkelit dhe zhvillimit të mënyrës së të menduarit që ka vazhduar prapa dyerve të mbyllura të CDU-së në Berlin”.

Mirëpo, ende një numër i madh i anëtarëve të CDU-së kundërshtojnë “çiltërsinë e re” të Merkelit për të thelluar integrimin politik dhe fiskal, vlerëson Klau.

Më e rëndësishme është që partnerët e koalicionit kundërshtojnë ide të tilla po ashtu.

Në javët e ardhshme do të shfaqet një test i rëndësishëm, kur në Bundestag do të votohet për ratifikimin e masave për të cilat u arrit pajtueshmëri në muajin korrik lidhur me rritjen e fondeve për Objektin Evropian për Stabilitet Financiar.

Edhe pse me mbështetjen nga SPD-ja dhe të Gjelbrit, ka gjasa të kalojë ky plan, mbetet e paqartë se a do të jetë Merkel në gjendje të mbledh votat e nevojshme nga koalicioni i saj qeverisës në mënyrë që plani të kalojë pa votat e opozitës.

Lidershipi i CDU-së është i angazhuar në një “betejë politike” për të siguruar mbështetjen, thotë Klau.

Qoftë e suksesshme apo jo, kjo luftë do të zbehej në krahasim me detyrën monumentale për të bindur shtetet e tjera anëtare të BE-së që të miratojnë reformat institucionale në BE në rast se Merkel vazhdon të mbështes një unitet më të madh fiskal.(e.p)
XS
SM
MD
LG