Ndërlidhjet

Sfidat e marrëveshjes


Doganat e Kosovës
Doganat e Kosovës
Zbatimi i marrëveshjes mbi vulat doganore në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila pritet të fillojë të premten, do të paraqet problem të madh sa i përket njohjes së dokumenteve tjera përcjellëse, për eksportin e mallrave kosovare, në të cilat shkruan “Republika e Kosovës”, thonë njohës të çështjeve ekonomike.

Gjatë një debati më temën “Sfidat dhe e Ardhmja e Marrëveshjes mbi Vulat Doganore në mes Kosovës dhe Serbisë: Çfarë nesër?”, përfaqësues të organizatave ekonomike në vend dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, u shprehen skeptikë sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se nuk mund të ketë marrëveshje vetëm në një segment dhe në një pikë, por është marrëveshje mbi këmbimet tregtare dhe lëvizjen e lirë të shërbimeve dhe të mallrave, e cila siç thotë ai, me rastin e arritjes se marrëveshjes, nuk është bërë.
Besoj që ky do të jetë një hendikep që do të përcjellë implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Besoj që ky do të jetë një hendikep që do të përcjellë implementimin e kësaj marrëveshjeje. Duhet të bëhet një dallim mes asaj heqjes së reciprocitetit dhe implementimit të reciprocitetit nuk është me rëndësi se a është arritur marrëveshja, por çfarë do të jetë implementimi i këtij reciprociteti. Dhe unë mendoj që e kemi një pozicion dominant, ku fati i arritjes së kësaj marrëveshje të arritur në Bruksel, do të varet më shumë në Serbia se sa nga Kosova”, thekson ai.

Derisa zbatimi i marrëveshjes për vulat doganore mes Kosovës dhe Serbisë do të fillojë të premten, Shpend Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se është ende e paqartë nëse Serbia do të pranojë dokumentet tjera të nevojshme, ku paraqiten elementet e shtetësisë së Kosovës.

Ai madje kritikon autoritete kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Tash kemi një situatë të komplikuar, sepse ende nuk janë pranuar dokumentet e Kosovës të cilat udhëtojnë në Serbi, ajo marrëveshje mbetet të implementohet, ende nuk ka filluar zbatimi i marrëveshjes për tabelat e Kosovës, ndërsa ne fillojmë me implementimin e marrëveshjes për tregti të lirë. Kjo do të thotë se po që se një kompani kosovare dëshiron të shesë produkte në Serbi, tani, deri në implementimin e marrëveshjeve tjera do të duhej të përdorë makinë më targa tjera ose shoferi duhet të jetë ose serb ose me ndonjë pasaportë që e pranon Serbia”, thekson Ahmeti.

Përveç dokumenteve identifikuese, për të ekspertuar një produkt të Kosovës në ndonjë shtet tjetër, bizneset duhet të pajisen edhe më pesë dokumente tjera përcjellëse, në të cilat shkruan “Republika e Kosovës”.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thotë se do të jenë në shfrytëzim të gjitha këto dokumente, pa pasuar ndonjë ndryshim eventual.

gjithë dokumentacioni doganor që sot ne aplikojmë në Maqedoni, Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër do të përdoret edhe me Serbinë.
Dokumentet janë dokumente standarde që përdoren në nivel botërore të tregtisë. Janë të harmonizuara në organizatën botërore të doganave dhe Komisioni Evropiani përdor të njëjtin formular për të gjitha vendet e veta kur bëjnë eksport dhe import në Kosovë, dhe Kosova nuk paraqet ndryshim apo dallim prej saj. I gjithë dokumentacioni doganor që sot ne aplikojmë në Maqedoni, Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër do të përdoret edhe me Serbinë”, thekson Huruglcia.

Në anën tjetër, Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se marrëveshja mbi vulat doganore mes Kosovës dhe Serbisë parqet hapin themelor që Qeveria e Kosovës ta rikthejë kontrollin në pikat doganore në veri.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk është thjesht një çështje administrative apo teknike, siç mund të jetë rasti me vendet tjera, por është një problem politik dhe ka të bëjë me vendosjen e balancit në mes Kosovës dhe strukturave paralele, dhe Qeverisë së Serbisë në anën tjetër”, thekson Doli.
XS
SM
MD
LG