Ndërlidhjet

Kush do ta mbledhë TVSH-në?


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Administrata Tatimore e Kosovës për 12 vite radhazi nuk ka mbledhur Tatimin mbi Vlerën Shtuar në komunat veriore të Kosovës.

Tani, pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që këtë pjesë të vendit ta kthejë në sistemin e saj tatimor, ekspertë të çështjeve ekonomike kërkojnë nga institucionet e Kosovës marrjen e hapave konkretë lidhur me këtë çështje.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Qeverisë së Serbisë që veriun e Kosovës ta kthejë në sistemin e saj tatimor, cenon integritetin territorial dhe ekonomik të Kosovës.

Është një shkelje flagrante e sovranitetit të shtetit të Kosovës, sepse jo vetëm me Kushtetutën e tanishme të Republikës së Kosovës, por edhe me rezolutën 1244, Kosova e ka pasur të drejtën e kontrollit në aspektin fiskal dhe doganor të tërë territorit të Kosovës”, thekson ai.

Lekë Musa, thotë se Kosova duhet të reagojë në të gjitha instancat ndërkombëtare nëse Qeveria e Serbisë do ta fuste veriun nën sistemin e saj tatimor.

Tentimi i Serbisë që ta kthejë veriun e Kosovës në sistemin tatimor të saj, sipas analistit për çështje ekonomike, Alban Zogaj, është një vendim më shumë politik sesa ekonomik.

Ai iu bën thirrje bizneseve në veri që të njohin institucionet e Kosovës dhe t’i paguajnë tatimet në këto institucione.

Nuk do të duhej që të ndodhte një gjë e tillë, sepse kjo do të ishte një ndarje ku bizneset e veriut i paguajnë tatim një shteti tjetër dhe nuk ka asnjë lidhje më Kosovën, një gjë e tillë, e cila ka ndodhur deri më tani.
Nuk do të duhej që të ndodhte një gjë e tillë, sepse kjo do të ishte një ndarje ku bizneset e veriut i paguajnë tatim një shteti tjetër dhe nuk ka asnjë lidhje më Kosovën, një gjë e tillë, e cila ka ndodhur deri më tani. Por, do të duhej të ndodhte e kundërta, që bizneset në veriun e Kosovës të fillojnë të integrohen në institucionet e Kosovës dhe të fillojnë t’i paguajnë tatimin institucioneve të Kosovës”, thekson ai.

Që nga viti 1999, veriu i Kosovës që banohet me shumicë serbe, nuk ka paguar tatimet, dhe ATK-ja për 12 vjet nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e saj atje.

Borxhet e përgjithshme të tatimpaguesve ndaj ATK-së janë rreth 260 milionë euro, dhe vlerësohet se një pjesë e madhe janë të tatimpaguesve në veri.

Ekspertë e ekonomisë, konsiderojnë se Kosova ka pësuar humbje ekonomike nga mos mbledhja ë tatimeve në këtë pjesë të vendit.

Meqenëse nuk ka pasur asnjë qasje në atë pjesë, nuk dihet se çfarë qarkullimi dhe çfarë ekonomie është atje, çfarë prodhimi apo sa funksionon ekonomia në atë pjesë.
Meqenëse nuk ka pasur asnjë qasje në atë pjesë, nuk dihet se çfarë qarkullimi dhe çfarë ekonomie është atje, çfarë prodhimi apo sa funksionon ekonomia në atë pjesë. Çfarë bëhet dhe nuk dihet se sa ka pasur humbje. Por me një logjikë të thjeshte duhet ditur se Kosova ka pësuar humbje ekonomike”, thotë Zogaj.

Sidoqoftë, Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbledhjen e tatimeve edhe në komunat veriore të Kosovës.

Drejtori i këtij institucioni, Behxhet Haliti, ka thënë se kanë hartuar një plan konkret për t’iu qasur tatimpaguesve të komunitetit serb.

Ai thotë se nëse krijohen rrethana të përshtatshme, atëherë ATK-ja do të mund të bënte mbledhjen e tatimeve edhe në atë pjesë.

Administrata Tatimore e Kosovës edhe para kësaj situate, në forma të ndryshme pa pasur një qasje por jo në plotësi, ne kemi realizuar një plan se si ti qasemi edhe tatimpaguesve të komunitet serb dhe brendi të Kosovës ne veç e kemi bërë hapat në atë drejtim duke rekrutuar staf në zyrën e Graçanicës, Shtërpcës apo në rajon të Gjilanit. Ndërsa, për rajonin e Mitrovicës kemi zhvilluar të gjitha procedurat, kemi rekrutuar një staf prej tetë inspektorëve”, thekson Haliti.

Ndryshe, Administrata Tatimore e Kosovës është njëri nga institucionet më të rëndësishme për mbledhjen e të hyrave në Kosovë.
XS
SM
MD
LG