Ndërlidhjet

S'ka plane për zhbllokim


Barrikadë në veri...
Barrikadë në veri...
Që nga vendosja e doganierëve dhe policëve të Kosovës në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, serbët lokalë po vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara shumë rrugë.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se bllokimi i rrugëve në veri është rezistencë e paligjshme.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, tha se institucionet e vendi janë duke punuar në drejtim që të kenë mirëkuptimin e qytetarëve serbë në zhbllokimin e rrugëve.

Ne do të punojmë me intensitet të plotë që të kemi mirëkuptimin qytetar atje për qytetarët tanë serbë. Po gjithsesi dua ta them edhe një fjali, që durimit tonë do t’i vijë fundi edhe në këtë drejtim”, tha Kuçi.

Megjithatë, deri më tash nuk është ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të zhbllokimit të rrugëve, të paktën kështu deklarojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të KFOR-it.

Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha se deri më tash nuk ka ndonjë iniciativë konkrete në zhbllokimin e rrugëve të bllokuara në veri.

I keni dëgjuar deklaratat nga zyrtarët KFOR-it, se si do t’i qasen kësaj problematike. Deri më tani nuk ka ndonjë plan konkret me datë të caktuar se si do të veprohet, por gjithsesi çfarëdo lloj reagimi do të jetë i përbashkët”, tha Hoti.

Edhe zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adametz tha për Radion Evropa e Lirë se për momentin nuk ka plane për zhbllokimin e rrugëve.

Asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket situatës në veri. Për momentin nuk kemi asnjë plan për zhbllokimin e rrugëve.
Asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket situatës në veri. Për momentin nuk kemi asnjë plan për zhbllokimin e rrugëve. Do të shohim. E kam thënë edhe ditë më parë, se do të gjejmë zgjidhjen, përgjigjen e duhur. Por, duhet ta dini se EULEX-i është ai që po udhëheq me tërë këtë dhe ne jemi mbështetës”, deklaroi Adametz.

Bllokadat rrugore, të cilat janë vendosur në gjashtë rrugë të ndryshme, janë duke pamundësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve që 10 ditë.

Ekspertët e sigurisë, thonë se pas suksesit të arritur për vendosjen e doganierëve në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, hapi i ardhshëm duhet të jetë largimi i barrikadave nga rrugët.

Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë së sa më parë duhet të ndërmerren veprime në zhbllokimin e rrugëve.

Në partneritet me faktorin ndërkombëtar, KFOR-in dhe EULEX-in, duhet të ndërmerren hapa me qëllim të zhbllokimit të rrugëve.
Në partneritet me faktorin ndërkombëtar, KFOR-in dhe EULEX-in, duhet të ndërmerren hapa me qëllim të zhbllokimit të rrugëve. Pra, kjo gjë duhet të nis menjëherë edhe në vende ku ato janë shumë të përqendruara, të kërkohet një sistem alternativ për qarkullimin e lirë të qytetarëve”, deklaroi Ibishi.

Zyrtarët e Ministrisë se Punëve të Brendshme kanë deklaruar më herët se KFOR-i dhe EULEX-i, kanë kompetencën për zhbllokimin e rrugëve.

Por, eksperti Ibishi konsideron se për fillimin e zhbllokimit të rrugëve pritet një vendim politik që do t’i vinte në lëvizje këta dy faktorë.

Në një formë kjo gjendje nënkupton se barrikadat qëndrojnë deri sa të arrihet një vendim politik”, tha Ibishi.

Ndryshe në veri të Kosovës, situata vazhdon të jetë e qetë, por e tensionuar thotë zëdhënësi Hoti. Sipas tij, gjatë orëve të fundit nuk janë shënuar incidente.
XS
SM
MD
LG