Ndërlidhjet

EULEX konfirmon vdekjen e Dëshmitarit "X"


EULEX-i ka konfirmuar se Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin Kleçka, është gjetur i vdekur në një park në Gjermani.

"Autoritetet gjermane po kryejnë hetimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tij", ka bërë të ditur ky mision për Radion Evropa e Lirë, nëpërmjet postës elektronike.

Në rastin “Kleçka” është i përfshirë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, të cilit gjykata e qarkut në Prishtinë, më 22 shtator, ia ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Limaj dhe nëntë persona të tjerë, akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë.

Zoti Zogaj ka qenë dëshmitari kryesor i prokurorisë në këtë rast.
XS
SM
MD
LG