Ndërlidhjet

Dhunë në Kajro


Kajro, 9 tetor 2011.
Kajro, 9 tetor 2011.
Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë janë plagosur në dhunën më të rëndë që ka përfshirë Kajron që nga përmbysja e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, në muajin shkurt.

Dhuna, e cila ka çuar në vendosjen e orës policore, shpërtheu pasi të krishterët koptë protestuan kundër një sulmi në kishë, kundër myslimanëve të linjës së fortë dhe kundër forcave të sigurisë së Egjiptit.

Protestuesit kanë gjuajtur me gurë dhe bomba benzine, ndërsa kanë djegur veturat. Kryeministri i Egjiptit ka bërë thirrje për qetësi.

Tensionet ndërmjet të krishterëve, që përbëjnë 10% të popullatës 80-milionëshe të Egjiptit, dhe myslimanëve, janë shtuar prej kryengritjes së muajit shkurt. (f.b.)

Dhunë në Kajro
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:03 0:00
XS
SM
MD
LG