Ndërlidhjet

Liderët e Eurozonës takohen sot për diskutim rreth krizës


Liderët e eurozonës, pritet të takohen sot në një mbledhje vendimtare, për t’u pajtuar rreth një plani për krizën e euros.

Ata po shpresojnë të finalizojnë një plan që përfshin shlyerjen e disa borxheve greke dhe rritjen e kapitalit për bankat e dobësuara evropiane. Plani do të rritë gjithashtu kompetencat e fondit të shpëtimit eurozonës.

Një pengesë e madhe është çështja se sa shumë borxh t'i falet Greqisë, duke e ditur se nëse i falet më shumë se 40 për qind, do ta dëmtone sistemin financiar evropian.

Përpara takimit, BE-ja i ka bërë presion Italisë për të kapërcyer një bllokim të qeverisë për të çuar përpara reformat e kërkuara ekonomike.

Krerët e Bashkimit Evropian, kanë thënë se do të vihet pakoja e krizës së borxhit vetëm nëse Italia pranon reformat që ushëheqësit e BE-së i kërkuan, më 22 tetor.

Në përgjigje të presionit nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Berluskoni ka thënë se askush nuk mund t’i japë mësime Italisë.

Por, Komisioni Evropian, ka sqaruar se nuk është qëllimi të nënqmohet Italia, e cila është ekonomia e tretë të BE-së.
XS
SM
MD
LG