Tërmeti që ka goditur Turqinë dhe përmbytjet që kanë përfshirë Tajlandën, kanë qenë në mesin e ngjarjeve kryesore që kanë filmuar foto-reporterët në javën që po lëmë pas. Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur edhe fotografi të tjera të ngjarjeve dhe pamjeve, që kanë karakterizuar disa vende të botës në po këtë javë. (v.t.)
Foto të javës
1/14Më 24 tetor, Turqia është goditur nga tërmeti me magnitudë 7.2. Mbi 500 persona kanë humbur jetën.
2/14Nga rrënojat e tërmetit në Turqi është nxjerrë e gjallë foshnja dyjavëshe.
3/14Mijëra persona kanë mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit në Turqi.
4/14Tajlanda është përfshirë nga përmbytjet më të mëdha në 50 vjetët e fundit.
5/14Pano të kandidatëve presidencialë në Kirgizi.
6/14Zgjedhjet në Kirgizi janë me interes edhe për të vegjlit.
7/14Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirhner, feston fitoren në zgjedhje.
8/14Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i cisternës me karburante në Parvan të Afganistanit.
9/14Me gjithë ndihmat e organizatave ndërkombëtare, Afganistani vazhdon të mbetet vendi me standardin më të ulët të jetesës në botë.