Ndërlidhjet

Irani feston pushtimin e Ambasadës Amerikane


Teheran, 4 nëntor 2011.
Mijëra iranianë kanë shënuar përvjetorin e pushtimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Teheran, duke brohoritur “Vdekje Amerikës”.

Më 4 nëntor të vitit 1979 – disa muaj pas Revolucionit Islamik, i cili përmbysi shahun Muhamed Reza Pahlavi – studentët revolucionarë sulmuan Ambasadën e SHBA-së dhe morën peng 52 diplomatë amerikanë për plot 444 ditë.

Pengmarrja pasoi me thyerjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara – marrëdhënie këto të cilat nuk janë riparuar ende.

Tensionet u intensifikuan edhe më shumë muajin e kaluar, kur SHBA akuzoi zyrtarët iranianë për organizimin e një komploti, me qëllim vrasjen e ambasadorit saudit në Uashington. Teherani e ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje.

Interesat e SHBA-së në Iran i përfaqëson Ambasada e Zvicrës. (v.t.)


Teheran
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00
Linku direkt
XS
SM
MD
LG