Ndërlidhjet

Në Greqi po vazhdojnë bisedimet


Kryeministri grek George Papanderu
Kryeministri grek George Papanderu
Udhëheqësit e politikës greke kanë hyrë në ditën e dytë të bisedimeve të mbyllura, nën presion të madh për të siguruar mos falimentimin e vendit të tyre në javët e ardhshme.

Udhëheqësit e partive deri tani kanë dështuar në krjimin e një qeverie emergjente që do të mund të siguronte fondin e ri 130 miliardë eurosh, dhe ta sigurojnë kësisoj qëndrimin në eurozonë.

Kryeministri grek, George Papandreu, është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje nga ky post nëse është e nevojshme, për të arritur një marrëveshje për një koalicion që do ta udhëhiqte vendin për katër muajt e ardhshëm.

Por, opozita konservatore deri tani ka refuzuar që të hyjë në koalicion, duke kërkuar dorëheqjen e Papandreut dhe zgjedhje të menjëhershme.

Presidenti, Karolos Papularis, u takua sot shkurtimisht me udhëheqësin e opozitës, Antonis Samaras, në përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje rreth koalicionit, por Samaras nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij.
XS
SM
MD
LG