Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 8 nëntorin në vite…


Tiranë. Nëntor, 2010.
Tiranë. Nëntor, 2010.
2010 - Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian miratojnë njëzëri heqjen e regjimit të vizave drejt BE-së për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës.

1917 - Lenini bën paraqitjen e parë para Kongresit të Sovjetikëve, duke thënë: "Ne tani do të vazhdojmë me ndërtimin e rendit socialist".

1935 - Një stuhi e madhe përfshin Bahaman. E njëjta godet dhe Majamin, duke shkaktuar tre milionë dollarë dëme në prona.

1939 - Dështon përpjekja për të vrarë Hitlerin në Burgerbraukeller, Mynih.

1941 - Themelohet Partia Komuniste e Shqipërisë.

1960 - Senatori Xhon Kenedi, në moshën 43-vjeçare, zgjidhet presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara. Ai është presidenti më i ri në historinë e kombit amerikan.

1967 - Nis transmetimin radio-stacioni i parë lokal i Britanisë (Radio Leicester).

1967 - Shtetet e Bashkuara kryejnë provë bërthamore në Nevada.

1990 - Irlanda zgjedh Meri Robinsonin për presidente. Ajo është gruaja e parë që merr postin e së parës së këtij shteti.

2006 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, jep dorëheqje nga posti. Presidenti Xhorxh Bush bën të ditur se do të nominojë ish-kreun e CIA-s, Robert Gejts, si pasardhës të Ramsfeldit. (v.t.)
XS
SM
MD
LG