Ndërlidhjet

Ekonomi e izoluar


Ilustrim
Ilustrim
Ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë, thonë se ekonomia e Kosovës ka një integrim të ultë në ekonominë globale.

Fuqia e saj ekonomike është e vogël dhe nuk mund të pretendojë që të ketë integrim të shpejtë në ekonominë globale.

Ata thonë se efektet negative të një ekonomie të izoluar janë të shumëfishta për një vend.

Efekti negativ i një ekonomie të mbyllur është i shumëfishte edhe siç po e shohim, ne jemi vendi më i pazhvilluar në Evropë...
Efekti negativ i një ekonomie të mbyllur është i shumëfishte edhe siç po e shohim, ne jemi vendi më i pazhvilluar në Evropë me të gjithë indikatorët ekonomikë, qoftë nga GDP-ja (norma e bruto e produktit të prodhimit), qoftë nga shkalla e ulët e punësimit, qoftë nga standardi shoqëror dhe individual”, thekson Haki Shatri, ekspert i çështjeve ekonomike, njëherazi ish ministër i ekonomisë dhe financave.

Zhvillimi i ulët ekonomik i Kosovës konsiderohet të jetë pasojë e shumë faktorëve.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, Kosova ka qenë vendi më i pazhvilluar në ish-Jugosllavi.

Këtu renditen dëmet e shumta gjatë luftës së vitit 1999, mungesa e kapaciteteve, si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe njerëzor, mungesa e politikave për zhvillim ekonomik të vendit dhe shumë faktorë të tjerë.

Sipas Haki Shatrit, arsyeja e nivelit të ulët të integrimit të ekonomisë kosovare në atë globale, është se Kosova nuk ka çfarë të ofrojë në tregun evropian apo në atë botëror.

Ekonomia jonë vazhdon të jetë e izoluar. Ne nuk kemi prodhim që të dalim në treg dhe të konkurrojmë me ndonjë vlerë e cila do të jetë e dobishme për ekonominë tonë; ne kemi shkallë shumë të ulët të mbulimit të importit me eksport, dhe ajo strukturë e eksportit është e pafavorshme, siç janë hekurishtet, që vlera e tyre ne tregun ndërkombëtar është shumë e ulët”, shprehet ai.

Në anën tjetër, edhe Agron Demi nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP ,thekson se Kosova ka një integrim të ulët sa i përket kontributit që mund të japë nga brenda për ekonominë e vendeve të rajonit apo në ekonominë botërore.

Sipas tij, Kosova nuk ka eksport të theksuar të mallrave apo shërbimeve në ekonominë globale, por ka një integrim të madh sa i përket ndikimit të vendeve tjera në ekonominë e Kosovës.
Ne kemi përqafur një ekonomi të tregut të lirë pa forcuar sektorin e brendshëm, ku prodhuesit vendorë janë ballafaquar me një konkurrencë të fortë të vendeve të rajonit.

Ne kemi përqafur një ekonomi të tregut të lirë pa forcuar sektorin e brendshëm, ku prodhuesit vendorë janë ballafaquar me një konkurrencë të fortë të vendeve të rajonit. Ne asnjëherë nuk kemi arritur të kemi një konkurrencë të denjë, qoftë edhe me vendet fqinje, dhe kjo ka ndikuar që përkundër asaj, të mos kemi ndonjë ndikim në ekonomin globale, dhe ka bërë që ekonomia globale të ketë një ndikim të madh në ekonominë e vendit”, bën të ditur ai.

Demi thekson se Kosovës do t'i duhet edhe një periudhë relativisht e gjatë për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

Ne kemi propozuar disa herë që në këtë stad ku është ekonomia e Kosovës, Qeveria e Kosovës duhet të marrë preventiva në çdo sektor të jetës, për shkak se ajo ndikon që të forcohet ekonomia. Për shembull, nëse vazhdohen bllokadat ndaj Serbisë dhe Bosnjës, edhe nëse çmimet ngriten në nivel të vendit, të hollat që ekspertojmë në Serbi, 400 milionë euro në vit, të investohen në vend”, shprehet ai.

Integrimi i ekonomisë kosovare në ekonominë e përgjithshme globale duhet të shihet në bazë të disa kategorive kryesore.

E para është integrimi financiar; e dyta është lëvizja e fuqisë punëtore; dhe e treta është lëvizja e kapitalit anasjelltas.

Një faktor tjetër mjaft i rëndësishëm që buron si rezultat i këtyre janë investimet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG