Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 17 nëntorin në vite...


Pamje nga Kanali i Suezit
Pamje nga Kanali i Suezit
1869 – Hapet Kanali i Suezit në Egjipt, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq.

1558 – Elizabeta I ngjitet në fronin anglez pas vdekjes së Mbretëreshës Mari.

1964 – Partia Laburiste e Britanisë vendos embargo armësh kundër Afrikës së Jugut.

1970 – Bashkimi Sovjetik zbret një robot të telekomanduar në Hënë.

1970 – Dagllas Engellbart merr patentën për shpikjen e miut të parë kompjuterik.

1980 – Legjenda e muzikës, Xhon Lenon, publikon albumin “Double Fantasy” në Mbretërinë e Bashkuar.

1989 – Demonstrata e mbi 15 mijë protestuesve në Pragë, të cilët bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë komuniste të Çekosllovakisë, shpërndahet me forcë nga policia. Demonstrata rezulton me qindra të arrestuar dhe dhjetëra të plagosur.

1997 – Gjashtë militantë hapin zjarr në Tempullin Hatshepsut të Egjiptit duke vrarë 62 njerëz - shumica nga ta turistë. Sulmuesi vritet nga policia.

2003 – Aktori Arnold Shvarceneger betohet si guvernator i Kalifornisë.

2010 – I burgosuri i parë i Guantanamos që përballet me gjyqin civil, Ahmed Ghailani, dënohet nga gjykata federale e Nju Jorkut në lidhje me vetëm një akuzë për konspiracion, në mesin e 280 sosh që lidhen me bombardimet e ambasadave amerikane në Kenia dhe Tansani. (v.t.)
XS
SM
MD
LG