Ndërlidhjet

Dhunë në Egjipt


Protesta në Kajro
Protesta në Kajro
Forcat e sigurisë së Egjiptit ndërmorrën një aksion në qendër të sheshit në Kajro me qëllim marrjen e kontrollit të zonës në fjalë nga protestuesit, të cilët e kishin vendosur një kamp.

Qindra ushtarë dhe pjesëtarë të policisë thuhet se përdorën gazin lotsjellës, plumbat gome dhe shkopinjtë për t’i larguar mijëra protestuesit nga Sheshi Tahrir-vendin ku kishin nisur protesatat kundër ish-presidentit, Hosni Mubarak.

Agjencia e lajmeve AP njoftoi se ushtarët dhe policët i kanë ndjekur protestuesit në tërë sheshin duke u rrëzuar tendat dhe plakatet që po bartnin me vete.

Rishfaqja e protestave në Egjipt vjen për shkak të rritjes së pakënaqësive publike për zbatimin e ngadalshëm të reformave dhe për shkak të shqetësimeve që udhëheqësit e përkohshëm ushtarakë të vendit do të tentojnë të rimarrin fuqinë në kohën kur politikanët po shqyrtojnë çështjet rreth krijimit të një draft-kushtetute.

Agjencia shtetërore e lajmeve MENA citoi zyrtarët e shëndetësisë të kenë thënë se 676 njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve të së shtunës, gjatë së cilave policia përdori plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë masën.

Dhuna, që shpërtheu një ditë më parë, pritet të diskutohet gjatë një takimi të kabinetit në Kajro.

Me sloganet “Zyrtarët e ministrisë së brendshme janë banditë”, proestuesit shfaqën frustrimin e tyre me liderët e përkohshëm të shtetit për shkak të përdorimit të gjykimeve ushtarake për civilët dhe për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Shpërthimi i dhunës vjen pak më shumë se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare që pritet të nisin më 28 nëntor.

Ushtria lëshoi, më parë, një deklaratë për mediat shtetërore duke thënë se janë duke i hetuar “rrethanat që shkaktuan incidentet”, ndërsa premtoi rezultatet e para në ditët e ardhshme.(e.p.)

XS
SM
MD
LG