Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 23 nëntorin në vite…


Libri "Vdekja e disidentit", kushtuar Aleksander Litvinenkos.
Libri "Vdekja e disidentit", kushtuar Aleksander Litvinenkos.
2006 – Ish-spiuni i i KGB-së, Aleksander Litivinenko, ndërron jetë në Londër, si pasojë e helmimit. Në prag të vdekjes, ai fajëson presidentin rus, Vladimir Putin.

1935 – Italia bën një njoftim të pakonfirmuar se do t’i shpallë luftë Francës, nëse kjo e fundit i shkurton furnizimin me naftë. Ky veprim nuk zgjon shumë debat, marrë parasysh që Franca nuk është eksportuesi kryesor i këtij malli. Megjithatë, Britania e Madhe zotohet ta mbrojë shtetin francez në këtë kohë.

1964 – Vatikani heq latinishten si gjuhë zyrtare të liturgjisë katolike romake.

1980 – Një seri tërmetesh godet Italinë e Jugut, duke vrarë mbi 3,000 persona.

1985 – Terroristët që i përkasin organizatës palestineze “Abu Nidal” rrëmbejnë aeroplanin e EgyptAir, Fluturimin 648, menjëherë pas nisjes nga Athina. Piloti detyrohet të bëjë aterimin në Aeroportin “Luqa” të Maltës. Pas disa negociatave, disa pasagjerë lejohen të dalin jashtë, por, megjithatë, incidenti përfundon me 59 të vrarë, përfshirë 56 udhëtarë, dy anëtarë të ekuipazhit dhe një terrorist.

2001 – Anëtarët e Këshillit të Evropës, SHBA-ja, Kanadaja, Japonia dhe Republika e Afrikës Jugore nënshkruajnë Konventën e krimit kibernetik, në Budapest të Hungarisë. Objektivë e këtij traktati është ndjekja e politikës së përbashkët, me qëllim mbrojtjen e shoqërisë nga krimi kibernetik, përfshirë falsifikimet dhe mashtrimet në internet, pornografinë e fëmijëve dhe terrorizmin kibernetik.

2001 – Një helikopter izraelit qëllon me dy raketa një furgon në Bregun Perëndimor, duke vrarë Mahmud Abu Hanoudin, njërin nga krerët e grupit islamik të Hamasit.

2003 – Presidenti i Gjeorgjisë, Eduard Shevardnadze, jep dorëheqje pas disa javë protestash mbi zgjedhjet e manipuluara.

2005 – Xhonson Sirlif zgjidhet presidentja e Liberisë, duke u bërë gruaja e parë që merr drejtimin e një shteti afrikan.

2010 – Koreja e Veriut bombardon ishullin Jeonpijon të Koresë së Jugut, duke vrarë katër persona dhe duke rritur tensionet midis dy vendeve. (v.t.)
XS
SM
MD
LG