Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 28 nëntorin në vite...


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
1912 - Shqipëria shpall pavarësinë.

1520 - Lundërtari portugez, Ferdinand Magellan, arrin në Oqeanin Paqësor, pasi kalon përmes ngushticës së Amerikës së Jugut. Ai është evropiani i parë që lundron në Paqësor nga lindja.

1582 - Poeti anglez, Uilliam Shekspir, martohet me En Hedhuej.

1919 - Lejdi Estor zgjidhet anëtarja e parë femër e Parlamentit britanik.

1942 - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Franklin Ruzvellt, kryeministri britanik, Uinston Çërçill, dhe lideri sovjetik, Jozef Stalin, takohen në Teheran për të diskutuar strategjinë në lidhje me Luftën e Dytë Botërore.

1953 - Nju Jorku gdhin pa gazeta ditore për shkak të grevës së fotografëve. Greva zgjat për 11 ditë.

1978 - Qeveria iraniane ndalon marshimet fetare.

1989 - Partia Komuniste e Çekosllovakisë heq dorë nga monopoli i pushtetit politik, duke lejuar zgjedhjet e lira, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm.

1992 - Në Bosnjë e Hercegovinë arrijnë 137 tonë ushqime dhe furnizime për t'u dërguar në qytetin e izoluar të Srebrenicës.

1994 - Norvegjezët votojnë në referendum, për të kundërshtuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian. (v.t.)
XS
SM
MD
LG