Ndërlidhjet

Kosova ndjek modelin gjerman


Ilustrim
Ilustrim
Ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se Republika e Kosovës, në rast të rënies së valutës euro, duhet të ndjekë hapat e shteteve, të cilat janë më të fuqishme ekonomikisht dhe të mos mendojë alternativa tjera, siç është emetimi i valutës vendore.

Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit “Riinvest”, beson se valuta euro, e cila aktualisht është në krizë të rënies, do të stabilizohet. Megjithatë, ai jep disa alternativa në rast të rënies apo ndryshimit të strukturës së euros.
Para valutës euro, Kosova ka përdorur valutën gjermane dhe besoj që ekonomia gjermane është mjaft stabile dhe do të jetë shembulli i përcjelljes së Kosovës.


“Supozimi se do të bie euroja, do të jetë një supozim mjaft i fuqishëm, por unë besoj se euro do të stabilizohet eventualisht, mirëpo në rast të rënies apo ndryshimit të strukturës së euros, Kosova duhet t’i ndjekë fuqitë e mëdha botërore. Para valutës euro, Kosova ka përdorur valutën gjermane dhe besoj që ekonomia gjermane është mjaft stabile dhe do të jetë shembulli i përcjelljes së Kosovës”, thotë Abdixhiku.

Ndryshe, që nga 1 janari i vitit 2002, të gjitha llogaritë e klientëve të mbajtura në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në bankat komerciale, u konvertuan nga valuta gjermane, marka, në valutën euro. Gjatë janarit dhe shkurtit 2002, të dy valutat euro dhe marka ishin në qarkullim, ndërsa konvertimi i shumave bëhej sipas kushteve paraprakisht të caktuara.

Ndërkaq, kontingjenti i parë me euro, rreth 100 milionë euro, u soll në Kosovë në dhjetor të vitit 2001. Gjatë periudhës dhjetor 2001 e janar- shkurt 2002, janë eksportuar gjithsej mbi 1 miliard marka gjermane, ndërsa janë importuar mbi 350 milionë euro.

Sidoqoftë, njohës të çështjeve ekonomike rënien eventuale të euros e shohin si moment mjaft të vështirë për Kosovën. Agron Demi, ekspert i çështjeve ekonomike thotë:

Ne duhet të shpresojmë që euroja do të përdoret. Nëse Greqia përjashtohet nga eurozona, atëherë rrjedhimisht nënkupton një politikë të re të përdorimit të valutës së përbashkët evropiane. Kosova do të gjendet në një moment shumë të vështirë, kur dihet se Kosova historikisht nuk ka valutë vendore dhe kjo është një gjë e kushtueshme - do të merrte një periudhë 4 deri 5-vjeçare derisa të stabilizohet një treg financiar me valutë unike kosovare”.

Ndërkohë, eksperti i çështjeve ekonomike, Alban Hashani, konsideron se në rast të rënies së euros, pasojat do të jenë shumë të mëdha në ekonomitë e eurozonës. Megjithatë, Hashani vlerëson se Unioni Evropian do të bëjë të gjitha përpjekjet për të evituar një situatë të tillë.

Valuta euro ka probleme shumë të mëdha dhe në shumë nivele, duke përfshirë ato ekonomike, ashtu edhe politike. Megjithatë, mendoj që BE-ja ka stabilitet të mjaftueshëm që kjo valutë të mos dëmtohet, pasi që ka shumë interesa në pikëpyetje nëse dëmtohet euroja. Shumë ekonomi të eurozonës janë të ekspozuara ndaj këtij rreziku dhe mendoj që lejimi të shkojë drejt kolapsit të euros, nuk do të lejohet, pasi që mund të ketë pasoja shumë të mëdha për vendet e eurozonës”, vlerëson Hashani.


Në anën tjetër, ekspertët e ekonomisë janë këmbëngulës në atë që në rast të rënies së euros, Kosova t’i ndjekë fuqitë e mëdha botërore dhe të mos mendojë për krijimin e valutës shtetërore. Drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, shprehet:

Kosova nuk besoj që do të ketë alternativa të gjenerojë një valutë të veten për shkak se nuk ka një ekonomi performuese të mirë për të mbajtur një valutë autonome, prandaj Kosova duhet të ndjekë fuqitë e mëdha botërore”.

Ndryshe, efektet e një ngadalësimi të mëtejshëm global dhe pasiguritë e zgjatura rreth krizës në Eurozonë, sipas një raporti të Bankës Botërore, do të ndikojnë në ekonomitë e gjashtë vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë këtu edhe Kosovën,

Sipas këtij raporti, gjashtë vendet e Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, do të ndikohen nga kriza ekonomike në Eurozonë nëpërmjet tregtisë, investimeve të huaja të drejtpërdrejta, bankave të huaja dhe remitencave.
XS
SM
MD
LG