Ndërlidhjet

NATO: Maqedonia do të thirret, pasi ta zgjidhë kontestin


Maqedonia do të ftohet përsëri për t’iu bashkuar NATO-s, pasi ta zgjidhë kontestin për emër me Greqinë, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Anders Fog Rasmusen, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, se Athina kishte gabuar që e kishte penguar pranimin e Maqedonisë në NATO, në vitin 2008.

“Kjo nuk ka efekt në vendimin e aleatëve të NATO-s në samitin e Bukureshtit në vitin 2008”, tha zoti Rasmusen, në një kumtesë dhe shtoi se “ne jemi pajtuar që një ftesë do t’i dërgohet Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, sa më shpejt që të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen e emrit”.
XS
SM
MD
LG