Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 6 dhjetorin në vite...


Hugo Çavez, korrik 2011.
Hugo Çavez, korrik 2011.
1998 – Hugo Çavez, i cili ka bërë përpjekje për grusht-shtet të përgjakshëm kundër Qeverisë së Venezuelës gjashtë vjet më parë, zgjidhet president i këtij vendi.

1774 – Austria bëhet vendi i parë që fuqizon sistemin shtetëror të edukimit.

1790 – Kongresi i Shteteve të Bashkuara zhvendoset nga Nju Jorku në Filadelfia.

1889 – Xheferson Dejvis ndërron jetë në Nju Orllins. Ai ishte presidenti i parë dhe i vetëm i Konfederatës së Shteteve të Bashkuara.

1917 – Finlanda shpall pavarësinë nga Rusia.

1973 – Gerlad Ford betohet në postin e zëvendëspresidentit të SHBA-së, pasi paraardhësi i tij, Spiro Egnju, jep dorëheqje.

1989 – Egon Krenc jep dorëheqje nga posti i liderit të Gjermanisë Lindore.

1992 – Në Indi, mijëra ekstremistë Hindu shkatërrojnë xhaminë. Përleshjet që pasojnë në dy muajt e ardhshëm mes tyre dhe myslimanëve rezultojnë me së paku 2,000 të vrarë.

2002 – Zyrtarët britanikë publikojnë planet për ndërtimin e memorialit përkujtimor të Princeshës Diana, i cili kap vlerën e 4.7 milionë dollarëve.

2004 – Al Kaida sulmon konsullatën e SHBA-së në Xhidah të Arabisë Saudite, me eksplozivë dhe armë automatike, duke vrarë nëntë njerëz. (v.t.)
XS
SM
MD
LG