Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 7 dhjetorin në vite…


Armeni, 1988
Armeni, 1988
1988 – Rreth 25 mijë njerëz humbin jetën nga tërmeti që godet Armeninë. Fuqia e dridhjeve të tokës llogaritet në 6.9 shkallë të Rihterit.

1787 – Delaueri bëhet shteti i parë që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

1796 – Xhon Adams zgjidhet presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara.

1972 – Imelda Markos, bashkëshortja e presidentit të Filipineve, Ferdinand Markos, plagoset me thikë nga një sulmues. Ky i fundit më pas vritet nga truprojat e saj.

1987 – Lideri sovjetik, Mikhail Gorbaçov, shkel për herë të parë në tokën amerikane. Ai shkon në SHBA për të marrë pjesë në Samitin e Uashingtonit me presidentin amerikan, Ronald Regan.

1989 – Partia Komuniste e Gjermanisë Lindore bie dakord për të bashkëpunuar rreth planit për zgjedhje të lira dhe për rishikimin e kushtetutës.

1996 – Anija “Columbia” kthehet nga fluturimi më i gjatë në hapësirë, 17 ditë e 15 orë e 54 minuta.

1998 – Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Xhanet Reno, mohon të ketë kërkuar një hetim të pavarur të presidentit Bill Klinton, në lidhje me financimin e fushatës së tij, më 1996.

2001 – Forcat talibane braktisin bastionin e tyre të fundit në Afganistan, përkatësisht qytetin jugor të Kandaharit.

2002 – Në Muzeun e Van Gogut në Amsterdam vidhen dy piktura të Van Gogut. (v.t.)
XS
SM
MD
LG