Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 13 dhjetorin në vite...


Kofi Anan
Kofi Anan
1996 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zgjedh Kofi Ananin nga Gana në postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

1642 – Zelanda e Re zbulohet nga lundërtari holandez, Abel Tasman.

1913 – Themelohet Sistemi i Rezervave Federale në SHBA.

1918 – Presidenti amerikan, Uilson, arrin në Francë, për të marrë pjesë në konferencën e paqes pas Luftës së Parë Botërore, duke u bërë kreu i parë ekzekutiv i SHBA-së që viziton Evropën gjatë të qenët në detyrë.

1921 – Britania, Franca, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruajnë Marrëveshjen e Paqes.

1981 – Autoritetet e Polonisë imponojnë Ligjin e luftës, në përpjekje për të goditur Lëvizjen e Solidaritetit. Ligji i Luftës zyrtarisht merr fund më 1983.

1991 – Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut nënshkruajnë marrëveshjen historike kundër agresionit.

1993 – Komuniteti evropian ratifikon traktatin për krijimin e Zonës Ekonomike Evropiane, që do të hynte në fuqi më 1 janar, 1994.

1995 – Aktivisti më me ndikim për demokracinë në Kinë, Uei Jingsheng, i cili tashmë kishte kaluar 16 vjet në burg, dënohet edhe me 14 vjet të tjerë.

2001 – Qeveria e SHBA-së publikon videon që tregon Osama bin Ladenin dhe të tjerët teksa diskutojnë njohuritë e tyre për sulmet terroriste në SHBA, më 11 shtator, 2001. (v.t.)
XS
SM
MD
LG