Ndërlidhjet

Sulm me granatë dore në Belgjikë


Liezh, 13 dhjetor 2011.
Liezh, 13 dhjetor 2011.
Katër vetë raportohet se janë vrarë të martën nga sulmi me granatë dhe të shtëna kundër masës në një stacion të autobusëve në qendër të qytetit Liezh, në Belgjikë.

Sipas raporteve, më se 60 vetë janë plagosur.

Prokurori publik, Daniel Rejnders, tha se një person i vetëm ishte përgjegjës për sulmin dhe se ky person ishte në mesin e të vrarëve.

Raportohet se sulmuesi quhej Nordine Amrani dhe ishte 32-vjeçar.

Motivet janë të paqarta, por prokurori Rejnders tha se ky nuk ishte sulm terorrist.

Në vitin 2008, Amrani ishte dënuar për mbajtje ilegale të armëve dhe "ishte pjesë e bandës kriminale".

Ka pasur raporte se në sulm ishin të involvuar tre persona të armatosur.(f.b.)

XS
SM
MD
LG