Ndërlidhjet

Vdekshmëria e foshnjave ndër më të lartat në Evropë


Ilustrim
Ilustrim

Kosova nuk ka të dhëna të sakta se sa është vdekshmëria e foshnjave.

Megjithatë, sipas disa hulumtimeve të organizatave vendore e ndërkombëtare që merren me çështjen në fjalë, vdekshmëria e foshnjave mbetet më e larta në Evropë.

Por, sipas autoriteteve shëndetësore, ky fenomen ka pësuar rënie, krahasuar me vitet paraprake.

Sueda Latifi, gjinekologe në Qendrën Klinike Universitare, thekson se me gjithë se ka rënie të numrit të vdekjeve të foshnjave, ky fenomen për shoqërinë tonë mbetet i lartë.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në vdekshmërinë e foshnjave. Vetë edukimi i pacientëve, vetë funksionimi i sistemit të referimit, pajisja e institucioneve përkatëse me material shpenzues për një përdorim, ndikojnë të mos shpërndahen infeksionet, e shumë elemente tjera”, shpjegon Latifi.

Ndërkaq udhëheqës të zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thonë se me strategjinë për shëndetin e nënës dhe fëmijës, në shumë vende në zhvillim është arritur të parandalohet vdekshmëria e fëmijëve.

Sami Uka, nga kjo organizatë, thotë në Kosovë zbatimi i kësaj strategjie në kujdesin parësor shëndetësor nuk është i kënaqshëm.

Ai tregon disa statistika të përafërta se sa është vdekshmëria e foshnjave, duke u bazuar në të dhënat e organizatave që merren me këtë çështje.

Sa i përket vdekshmërisë së foshnjave edhe të fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare nuk ka të dhëna të sakta.
Sa i përket vdekshmërisë së foshnjave edhe të fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare nuk ka të dhëna të sakta. Andaj ne vazhdojmë të thirremi në vlerësimet e përafërta me të dhëna të organizatave, dhe ato flasin për vdekshmëri shumë të lartë, më e larta në Evropë, gjë që është brengosëse".

"Pra nga 1000 lindje, janë 35 deri 49 vdekje të fëmijëve, e që në çdo vlerësim shkencor është i papranueshëm sepse është numër shumë i madh
”, thotë Uka.

Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se vdekshmëria e foshnjave është një ndër sfidat kryesore e tërë sistemit shëndetësor.

Kosova përballet me një shkallë ende të lartë të vdekshmërisë së foshnjave, mirëpo krahasuar me vitet e para të pasluftës, sipas tyre, ka pasur një ulje të ndjeshme.

Ulja e vdekshmërisë së foshnjave nuk është në parametrat që i synon Ministria e Shëndetësisë. Kosova karakterizohet që është në mesin e shteteve që kanë vdekshmëri të lartë të vdekjes së foshnjave dhe nënave".

Ulja e vdekshmërisë së foshnjave nuk është në parametrat që i synon Ministria e Shëndetësisë.
"Që të zbutet shkalla e vdekshmërisë, Ministria e Shëndetësisë ka paraparë si prioritet këtë çështje me ndihmën e partnerëve si: Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF, e shumë organizata të tjera, ka arritur që ta marrë si prioritet zvogëlimin e vdekshmërisë dhe sëmundjet e fëmijëve”, thekson Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sidoqoftë, zyrtarë shëndetësorë thonë se vdekshmëria para-lindjes tregon trend të rënies krahasuar me vitet paraprake.

Sipas tyre, në vitin 2000, shkalla e vdekshmërisë ka qenë 29 vdekje në 100 mijë lindje, kurse në vitin 2010, numri i vdekjeve ka rënë në 19 në 100 qind mijë lindje.
XS
SM
MD
LG