Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 15 dhjetorin në vite…


Kulla e Eifelit në Paris.
Kulla e Eifelit në Paris.
1832 – Lind Gustav Eifel, projektuesi francez, i njohur për ndërtimin e Kullës së Eifelit në Paris (1889). Deri në vitin 1931, ajo ishte ndërtesa më e lartë në botë.

1654 – Në Tuskani, për herë të parë, hapet stacioni meteorologjik, i cili mat temperaturat e ditës.

1791 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhjetë amendamentet e para të Kushtetutës, të njohura si Ligji i të Drejtave, hyjnë në fuqi pas ratifikimit nga shteti i Virxhinias.

1840 – Eshtrat e Napoleon Bonapartës varrosën në Les Invalides të Parisit, pasi ato ishin sjellë nga Shën Helena, ku Bonaparta kishte jetuar në ekzil.

1877 – Tomas Edison merr lejen për gramafonin.

1961 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton kundër propozimit sovjetik për pranimin e Kinës komuniste si vend anëtar.

1970 – Anija sovjetike “Venera 7” zbarkon në planetin Venera, që është i dyti për largësi të planetëve nga Dielli. Anija dërgonte me sukses sinjale.

1995 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara autorizon NATO-n për të udhëhequr operacionet e paqeruajtësve në Bosnjë.

2005 – Qytetarët irakianë votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit, më 2003.

2010 – Komiteti Botëror për Mbrojtjen e Gazetarëve e deklaron Pakistanin vendin më të rrezikshëm në botë për punën e tyre. (v.t.)
XS
SM
MD
LG