Ndërlidhjet

Konvoji rus hyn në Kosovë


Kamion me ndihma ruse...
Kamion me ndihma ruse...
Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se konvoji me ndihma ruse ka hyrë në Kosovë, i përcjellur nga policia e këtij misioni, por edhe nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi.

Konvoji, ndihmat e të cilit u dedikohen banorëve serbë në veri, është përcjellur deri në deponë e Kryqit të Kuq në Zveçan dhe aktualisht janë duke u shkarkuar ndihmat.

“EULEX-i do ta përcjellë këtë konvoj deri në portën 1, kur do ta leshojë Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur gjithashtu se të gjithë kamionët që kanë kaluar përmes portës 1 në Jarinë, u janë nënshtruar procedurave të rregullta policore dhe doganore.

Çështja e këtij konvoji, i cili për tre ditë me radhë u ngujua në Jarinë, u zgjidh me një marrëveshje të arritur në Bruksel midis Komisionit Evropian dhe Moskës zyrtare.

Zyrtarët rusë kishin refuzuar që konvoji i tyre të përcillet nga EULEX-i, kurse këta të fundit insistonin në zbatimin e standardeve evropiane, kur bëhet fjalë për një konvoj të një madhësie kaq të madhe, prej 27 kamionësh.

Kamionët, sipas deklarimeve zyrtare, përmban batanie, gjeneratorë dhe ushqim.
XS
SM
MD
LG