Ndërlidhjet

Jahjaga takon kryeprokurorin amerikan


Atifete Jahjaga dhe Erik Holder. Uashington, 15 dhjetor 2011.
Atifete Jahjaga dhe Erik Holder. Uashington, 15 dhjetor 2011.
Çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë temë qendrore e takimit që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar me kryeprokurorin e Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, në Uashington.

Zonja Jahjaga ka thënë se është e gatshme "të fillojë reformat në sistemin e drejtësisë, të paraqesë ligje në Kuvend dhe të marrë vendime ekzekutive për të eliminuar njëherë e përgjithmonë korrupsionin dhe krimin e organizuar, që po rrezikojnë t'i mbajnë peng proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit", njofton kabineti për informim i presidentes.

Në këtë takim është ngritur edhe nevoja e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Repulikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për ekstradim të personave të dyshuar për terrorizëm.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës është takuar edhe me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton. (a.v.)

Lexoni edhe këtë:
Jahjaga: Prioritet - integrimi në BE dhe NATO
XS
SM
MD
LG