Përfundimi i misionit ushtarak të SHBA-së në Irak, sulmi vdekjeprurës në Belgjikë, protestat në mbështetje të ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, janë në mesin e ngjarjeve të filmuara nga foto-reporterët botërorë. Pos tyre, Radio Evropa e Lirë sjell edhe pamje të tjera, të cilat kanë karakterizuar botën në javën që po lëmë pas. (v.t.)
Foto të javës
1/13Në kujtim të pesë personave të vrarë nga sulmi me granatë dhe të shtëna më 13 dhjetor në qendër të qytetit Liezh, në Belgjikë.
2/13Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u drejtohet ushtarëve amerikanë të kthyer nga Iraku.
3/13Ushtria amerikane përfundon misionin në Irak...
4/13Irakianët festojnë marrjen e kompetencave të sigurisë nga ushtria amerikane...
5/13Pakistan: Policia ka shpëtuar 45 djem të vegjël, të zënë robër në bodrumin e një medreseje në Karaçi.
6/13Asma Mahfouz nga Egjipti është njëra nga pesë fituesit e çmimit Saharav që ndan Parlamenti Evropian. Ajo është shpërblyer për rolin e saj në Pranverën Arabe.
7/13Nga vendvotimi në Gizi, përkatësisht në jugperëndim të Kairos...
8/13Mbështetësit e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, para gjykatës në Kiev.
9/13Policia siguron protestat në mbështetje të Timoshenkos...
10/13Gjenevë: Protesta kundër anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
11/13I arrestuar në protestat post-zgjedhore në Rusi...
12/13Gjeorgjiani Etibar Elçijev mban 50 lugë në trupin e tij, në përpjekje për të thyer rekordin botëror në librin "Guinness".