Ndërlidhjet

Jahjaga: Haveli ishte mik dhe përkrahës i madh i Kosovës


Me rastin e vdekjes së ish-Presidentit të Çekisë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi sot popullin dhe udhëheqjen e Çekisë.

Në telegramin e saj ndër të tjera thuhet se “vdekja e Havelit është një humbje e madhe për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë”.

Në telegram thuhet gjithashtu se “populli dhe institucionet e Kosovës do ta përkujtojnë çdoherë mikun dhe përkrahësin e madh të vendit, i cili ngriti zërin që në vitet e nëntëdhjeta për ndaljen e dhunës serbe në Kosovë, duke u bërë një ambasador dhe përkrahës i pandalshëm i aspiratës dhe luftës për liri”.

“Kujtimi për jetën dhe veprën e mikut të madh të Kosovës, Vaclav Havel do të mbetet i përhershëm” përfundon telegrami i presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG