Ndërlidhjet

Kosova përfiton 63 milionë euro


Ilustrim
Ilustrim
Kosova do të marrë nga Bashkimi Evropian në kuadër të pakos së para-anëtarësimit 63 milionë euro.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkë me Islandën e Turqinë, së bashku do të marrin një miliardë euro. Paratë vijnë nga buxheti për IPA-në, që njihet si ndihma e para-anëtarësimit, ka thënë në një deklaratë për media, Komisioni Evropian.

Turqia do të jetë përfituesja më e madhe e ndihmës me 233 milionë euro që pritet të jepen për reformat në drejtësi, ndryshimet klimatike dhe projektet ambientaliste.

Serbia është përfituesja e dytë më e madhe me 178.5 milionë euro.

Bosnjës do t’i jepen 91.2 milionë, Shqipërisë 82 milionë, Kroacisë 39 milionë, Maqedonisë 28.9 milionë, Malit të Zi 26.5 milionë dhe Islandës 12 milionë euro.

210 milionë tjera janë zotuar për programet në këto vende dhe për mbështetjen e trupave mbikëqyrëse ndërkombëtare në Bosnje dhe në Kosovë.(a.i.)
XS
SM
MD
LG