Ndërlidhjet

Dhunë në Siri


Protestë në Siri
Protestë në Siri

Një video amator nga Siria tregon një protestë të ndërprerë me armë zjarri.

Në dy ditët e kaluara, rreth 150 njerëz janë raportuar të vdekur në disa nga përleshjet më të përgjakshme që nga fillimi i revoltës nëntëmuajshe kundër presidentit Bashar al-Asad.

Grupi më i madh opozitar i Sirisë dënoi regjimin e Bashar al-Asadit të mërkurën për "masakrat e tmerrshme" këtë javë.

Këshilli Kombëtar sirian tha se rreth 150 njerëz kanë vdekur gjatë një periudhe 48-orëshe dhe i bëri thirrje Lidhjes Arabe të dënojë vrasjet dhe të punojë me Kombet e Bashkuara "për marrjen e masave të nevojshme për të mbrojtur civilët sirianë". (g.k.)


XS
SM
MD
LG