Vdekja e dramaturgut, ish-presidentit, dhe disidentit të Revolucionit të Kadifenjtë, Vaclav Havel, vdekja e presidentit veri-korean Kim Xhong Il, protestat dhe dhuna në Egjipt janë vetëm disa nga ngjarjet që karakterizuan javën që po lëmë pas. Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë e përzgjedhura nga këto ngjarje, si dhe pamje të tjera, të cilat kanë karakterizuar botën në javën që po lëmë pas.(z.p.)
Fotot e javës17- 24 dhjetor
1/12Protestat në Egjipt...
2/12Rrethi i dytë i zgjedhjeve në Egjipt...
3/12Në një seri bombash në Bagdad, u vranë më shumë se 60 persona dhe mbi 170 u plagosën...
4/12Mbishkrime të shkruara në një xhami në periferi të Lionit, Francë...
5/12 Koreja e Veriut - arkivoli me trupin e pajetë të presidentit, Kim Jong-Il...
6/12Verikoreanët vajtojnë vdekjen e presidentit të tyre, Kim Jong-Il...
7/12Protestat e fundit në Zhanaozen, Kazakistan, vandalizuan posterët e presidentit Nursultan Nazarbaeva...
8/12Në moshën 75-vjeçare vdiq ish-presidenti Vaclav Havel, dramaturgu dhe disident i revolucionit të Kadifenjtë...
9/12Gruaja e Vaclav Havelit, përmbysësit të komunizmit në Çekosllovaki, shihet e trishtuar teksa i jep lamtumirën bashkëshortit...
10/12Dhjetëra mijëra njerëz nga mbarë bota morën pjesë në Ceremoninë mortore për ish-presidentin Vaclav Havel...
11/12Presidenti çek, Vaclav Klaus, nënshkruhet në librin e ngushëllimeve...
12/12Në nderim të figurës së Vvaclav Havelit, Radio Evropa e Lirë në Pragë, projektoi imazhin e tij në ndërtesën e vet...