Ndërlidhjet

Dënohet dhuna në Nigeri


Nigeri...
Nigeri...
Fuqitë perëndimore kanë dënuar shpërthimet nëpër kisha në ditën e Krishtlindjeve në Nigeri që thuhet se kanë vrarë rreth 40 persona.

Përgjegjsinë për këto sulme e ka marrë sekti islamik, Haram Boko, që thotë se dëshiron të vendosë ligjin e Sheriatit në Nigeri.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar atë që e ka quajtur një sulm "të pakuptimtë" dhe u zotua për të ndihmuar autoritetet nigeriane në sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.

Britania e ka përshkruar dhunën si "sulme burracake ndaj familjeve që u mblodhën për të festuar një ditë të lutjes që simbolizon paqe dhe harmoni dhe vullnet të mirë ndaj të tjerëve".

Dënime kanë ardhur edhe nga Franca, Italia dhe Kisha Katolike Romake.


Papa Benedikti dënon sulmet në Nigeri


Papa Benedikti XVI ka denoncuar bombardimin e një kishe katolike në Nigeri që vrau pothuajse 40 njerëz në ditën e Krishtlindjeve, duke thënë se vetëm respekti dhe pajtimit mund të sjellin paqe - jo dhuna.

Duke folur sot në bekimin e tij pas Krishtlindjeve, Papa Benedikti tha se ai e kishte mësuar me "trishtim të thellë" për sulmin "absurd" në kishën Nënë Tereza në Madalla.

Përgjegjsinë për këtë sulm e ka mar sekti musliman, Boko Haram.

Ndërsa thuhet se ky ishte viti i dytë radhazi që ky grup ka organizuar sulme në ditën e Krishtlindjeve.(e.b.)


XS
SM
MD
LG