Ndërlidhjet

Top 10 videot më të klikuara në internet


YouTube
YouTube

Si jo rrallë herë në internet kishte shumë video që ngjallën kureshtjen e publikut dhe u shpërndanë me shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale.


10). Macet

Duket se 2011-a ishte viti ku u kuptua që “interneti është i bërë nga macet” [http://www.youtube.com/watch?v=zi8VTeDHjcM]. Siç tregon ky video, është e pamundur që të kalojë dita që miliona njerëz të mos shikojnë dhe të mos qeshin me kotele simpatike.

Në 12 muajt e fundit, miliona njerëz kanë shikuar një video qesharak dhe njëkohësisht të ëmbël të një nëne që ledhatonte kotelen e saj [http://www.youtube.com/watch?v=Vw4KVoEVcr0] , bilanci dhe vetëpërmbajtja e pabesueshme e një mace afër pronares që bën joga [http : / / www.youtube.com/watch?v=mvgcP1ewtH4], një mace japoneze duke iu lutur pronarit t’ia hapë një kuti [http://www.youtube.com/watch?feature = player_embedded & v = JhlfT-x6Ys0] dhe një mace që ndërhynë në momentin e gabuar [http://www.youtube.com/watch? feature=player_embedded&v=nYNHUFgdpk4 ].

Gjatë vitit 2011, një kompani ka vendosur ta shfrytëzojë fuqinë e maceve për përfitime komerciale.

http://www.youtube.com/watch?v=IkOQw96cfyE


9). Kafshë të çuditshme

Përveç maceve, vitin e kaluar gjithashtu janë prodhuar video të disa krijesave jo shumë të njohura, që u bënë sensacion i menjëhershëm. Disa nga to janë baldosa e egër e mjaltit [http://www.youtube.com/watch?v=4r7wHMg5Yjg] dhe disa hutë të bukur [http://www.youtube.com/watch?v=r2-_Q8gNDDQ&feature=related].

Sipas zgjedhjes tonë, video më i këndshëm i 2011-s është ky me këtë krijesë gjumashe:

http://www.youtube.com/watch?v=eyaOXN6Vgrw

8). Emerson dhe hunda e nënës së tij

Nëse macet do të jenë gjëja më e madhe në internet në vitin 2012, nuk mund t’i anashkalojmë edhe videot me fëmijë. Gjatë vitit 2011, miliona njerëz u fascinuan me binjakët që flisnin [http://www.youtube.com/watch?v=_JmA2ClUvUY], si dhe për Ellin dhe fjalorin e saj të mrekullueshëm [http://www.youtube.com/watch?v=1_kYeKZpcJE]

Video jonë i parapëlqyer me fëmijë ishte me foshnjën pesëmuajshe të quajtur Emerson, i cili fascinohej nga hunda e nënës së vet.

http://www.youtube.com/watch?v=N9oxmRT2YWw

7). Loja me sulm vetëvrasës

Edhe pse përdoruesit e internetit janë mësuar të shohin një shumëllojshmëri të videove me fëmijë [http://www.babble.com/toddler/toddler-activities/kids-on-youtube-funny-videos/] , që tregojnë fëmijët duke bërë gjëra të bukura dhe gazmore, disa video të lojërave për fëmijë nuk janë as të bukura, as qesharake.

Duke pasur parasysh përhapjen në rritje të sulmeve vetëvrasëse në moshë të re në Azinë Jugore, ky filmimi shqetësues, ku duket që është nga Pakistani apo Afganistani, tregon të rinjtë teksa luajnë "lojën vetëvrasës me bombë".

http://www.youtube.com/watch?v=0qx9VVJqcns

6). Presidenti çek “vjedh” një stilolaps

Presidenti çek Vaclav Klaus njihet për polemika. Zakonisht ai flet për pikëpamjet e tij mbi ngrohjen globale dhe për BE-në. Në fillim të vitit 2011, ai u filmua, me sa duket, duke e vjedhur një stilolaps gjatë një vizite shtetërore në Kili.

Me pedanteri tipike, Klaus mohoi se kishte marrë një stilolaps, dhe iu referua atij si “vetëm një majë shkruese”.

http://www.youtube.com/watch?v=zpe4T0lXZcE

5). Heroina e lagjes Hekni

Demonstratat e dhunshme që kishin kapluar Londrën dhe qytetet tjera britanike, rezultuan me xhirime të tmerrshme të dhunës dhe shkatërrimit, përderisa Britania e Madhe gjëmonte nga shoku i xhirimeve të zymta të hajnisë gjatë ditës, zjarrvënës dhe vjedhjes, një grua doli nga gërmadhat për të ofruar një shembull tjetër të Britanisë.

Paulina Pirs, aktiviste komuniteti, është vënë në fokus, pas xhirimit të shikuar nga miliona njerëz ku shihet duke i ofenduar demonstruesit,

http://www.youtube.com/watch?v=ITJcparImeQ&feature=fvwrel

4). Dështimi i grafitit

Gjatë protestave në Britani të madhe, një djalë, duke u munduar të duket sa më rebel, dështoi në tentativë për të bërë një mural.

http://www.youtube.com/watch?feature=endscreen&NR=1&v=L_fyeAR0yHs

3). Vina Mallik mposht myftiun

Aktorja pakistaneze Vina Mallik i mbushi faqet e para të gazetave për paraqitjen e saj kontroverse në versionin indian të revistës së meshkujve FHM.

Pakistani e shikoi me habi se si ajo u përfshi në një debat televiziv me myftiun, i cili pohoi se ajo e kishte “turpëruar islamin”.

http://www.youtube.com/watch?v=qi945O_F5Jk

2). Kamera për të moshuarit

Kur 86 vjeçari Brus Hofman dhe gruaja e tij 79 vjeçare, u përpoqën të përdorin kompjuterin për të filmuar një video për nipat dhe mbesat e tyre, ata nuk menduan se videoja e tyre do të përfundonte duke u klikuar nga më shumë se 9 milionë njerëz, pasi mbesa e tyre e postoi në YouTube.

http://www.youtube.com/watch?v=FcN08Tg3PWw

1). Vërshimet e pikëllimit

Në fund të vitit 2011, kreu i Koresë së Veriut Kim Xhong Il dhe ish presidenti çek Vaclav Havel vdiqën njëri pas tjetrit.

Brenda disa orëve, interneti u mbush me video që tregonin reagimin e publikut në të dy vendet, për vdekjen e udhëheqësve të tyre të mëparshëm.

Dallimet se si koreanët veriorë dhe çekët u mërzitën për ta, tregon për dy metoda të ndryshme të udhëheqjes.(g.k.)

Vaclav Havel - http://www.youtube.com/watch?v=wiFZbbd438g

Kim Xhong Il - http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&
XS
SM
MD
LG