Ndërlidhjet

2011-a, vit i Gjykatës Kushtetuese


Ilustrim
Ilustrim
Pavarësisht kritikave për mosfunksionimin e duhur të shumë institucioneve në Kosovë, ishte Gjykata Kushtetuese ajo e cila gjatë viti të kaluar dëshmoi se zbatohen vendimet e saja.

Për dallim nga vendet e rajonit, në të cilat kushtetuesja mori një varg vendimesh të cilat nuk respektohen nga palët përgjegjëse, në Kosovë u vendos për të paktën tri vendime që çuan në ndryshmin e skenës politike në vend.

Shpallja antikushtetuese e zgjedhjes për president të Bexhet Pacollit, vendimi për heqjen e imunitet të deputeteve dhe ai për heqjen e disa prej privilegjeve për ta, janë disa nga vendimet që Gjykata Kushtetuese mori në vitin 2011, e të cilat u respektuan si të tilla.

Ligjvënësit kosovarë dhe përfaqësuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë, punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetues e quajnë të rëndësishme dhe e vlerësojnë si të suksesshme.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani, thotë se është inkurajuese puna e gjyqtarëve në ketë institucion.

Përkundër faktit që shumë nga gjyqtarët kanë ardhur nga shkenca, do të thotë shumë pak kanë pasur përvojë nga gjyqësori. Asnjë nga ata bartës të funksioneve të Gjykatës Kushtetues nuk kanë punuar përpara në gjyqësor. Mirëpo, puna e tyre është inkurajuese dhe fundi i fundit, opinioni ka një mendim pozitiv për Gjykatën Kushtetuese”, thotë Hasani.

Kurse, deputeti i Kuvendit të Kosovës Arsim Bajrami thotë se gjyqësia kushtetuese si një mekanizëm i ri i kontrollit të kushtetutshmërisë për kohën sa ka vepruar, ka arritur të afirmohet si një mbrojtës i mirë i Kushtetutës.

Arsim Bajrami
Arsim Bajrami
Mund të them që kjo gjykatë ka krijuar kredibilitetin dhe autoritetin që i duhet kësaj gjykate, dhe siç po shihet në Kosovë nuk ka problem më zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetues, edhe pse këto vendime kanë një peshë të theksuar edhe politike edhe kushtetuese dhe është vendosur një standard, një standard që vendimet e kësaj gjykate janë autoritative dhe janë të respektuara”, shprehet Bajrami.

Mirëpo, kryetari i gjykatës Supreme të Kosovës Fejzulla Hasani thotë se nuk i takon Gjykatës Kushtetuese t’i vlerësojë vendimet e gjykatave të niveleve të tjera.

Ai megjithatë kritikoi kushtetuesen për disa raste ku vendimet e Gjykatës Supreme janë zhvleftësuar nga ajo.

Me vendime që janë prishur vendimet e Gjykatës Supreme, jo vetëm vendimi im, po i gjithë kolegeve të gjykatës, ka qenë se përkundër faktit se ato vendime të Gjykatës Kushtetuese janë vënë në një normë Kushtetuese, është thënë se është shkelur Kushtetuta, ose është shkelur e drejta e pronësisë, ose është shkelur e drejta e një gjykimi të paanshëm".

"Ne kemi konsideruar se aty gati është paraqitur si gjykatë e shkalles se katërt mbi Gjykatën Supreme. Shihni kudo në rajon, 100 vendime nuk i prish Gjykata Supreme që është e thirrur për këtë, e mos të flasim Gjykata Kushtetuese
”, thekson Hasani.

Drejtues të Gjykatës Kushtetuese kanë bërë të ditur se në vitin 2011 janë mbajtur 142 seanca plenare dhe se janë marrë 11 aktgjykime dhe 88 aktvendime.

Profesori i së drejtës kushtetuese Arsim Bajrami, konsideron se Gjykata Kushtetues nuk duhet të merret me te gjitha problemet e përditshme që ndodhin në vend.

Gjykata Kushtetuese është një gjykatë prestigjioze që merret me vetëm me çështjet e nivelit të lartë, nivelit të mbrojtjes dhe interpretimet të kushtetutës e jo me problemet e përditshme".

Gjykata Kushtetuese është një gjykatë prestigjioze që merret me vetëm me çështjet e nivelit të lartë...
"Dhe Gjykata Kushtetuese nuk është institucion që ndryshon dhe plotëson Kushtetutën, po është një institucion që merret me shpjegimin e domethënies se normës kushtetuese, dhe ajo duhet të fokusohet në zbërthimin e esencës së normave kushtetuese, jo edhe në proceset e amandamentimit të Kushtetutës”, shprehet Bajrami.

Gjykata Kushtetuese përbëhet aktualisht nga nëntë gjyqtarë, shtatë nga ta janë vendorë dhe dy ndërkombëtarë, të cilët janë juristë.

Bajrami thotë se Gjykate Kushtetuese aktualisht ka një mbikëqyrje ndërkombëtare, që sipas tij kjo gjë duhet të ndryshojë.

Ai thotë se vendet të cilat janë të zëna nga gjyqtarët ndërkombëtarë, duhet që sa me parë të plotësohen me gjyqtarë vendorë.

Kjo duhet të ndodhë në mënyrë që plotësisht ky institucione të jetë i udhëhequr nga institucione vendore, dhe kjo korrespondon edhe me projektin e pavarësisë së mbikëqyrur”, thotë Bajrami.

Gjykata është themeluar në janar të vitit 2009.

Me autoritetin e saj për shqyrtimin e legjislacionit dhe kërkesave individuale për shkeljet e të drejtave, Gjykata është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë.
XS
SM
MD
LG