Ndërlidhjet

Serbët me pritje të ndryshme në 2012



Zbatimi i pjesëve të planit të Ahtisarit, të cilat nuk kanë arritur të zbatohen gjatë vitit 2011, është çështje e cila pritet të ndodhë gjatë vitit 2012, vlerësojnë përfaqësuesit institucional të serbëve të Kosovës.

Petar Miletiq, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, pret që gjatë vitit 2012 të miratohen ligjet, të cilat për bashkësinë serbe në Kosovë, kanë rëndësi të veçantë.

Ajo që unë shpresoj se do të ndodhë gjatë vitit 2012 dhe që mua më intereson, për shkak se jam deputet në Kuvendin e Kosovës, që më në fund të miratohen ligjet që janë të rëndësishme për bashkësinë serbe. Do të thotë, të miratohen: ligji për Hoqën e Madhe, ligji për Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe ligji për emetimin publik".

Të zbatohen ato pjesë të Planit të Ahtisarit, që në mënyrë institucionale i mbrojnë serbët e Kosovës, gjë që, fatkeqësisht, nuk kemi arritur ta bëjmë në vitin 2011.
"Të zbatohen ato pjesë të Planit të Ahtisarit, që në mënyrë institucionale i mbrojnë serbët e Kosovës, gjë që, fatkeqësisht, nuk kemi arritur ta bëjmë në vitin 2011, për arsye ndoshta objektive dhe subjektive. Por, kjo do të jetë ambicie e neve që përfaqësojmë bashkësinë serbe në institucionet e Kosovës”, tha Miletiq.

Rada Trajkoviq
Rada Trajkoviq
Ndërkaq, politikanja serbe nga Graçanica, Rada Trajkoviq, pret që problemet e serbëve të Kosovës të zgjidhen, siç thotë ajo, në mënyrë të barabartë.

Do të doja që zgjidhja e çështjes së serbëve në Kosovë, të jetë me një platformë unike. Siç thuhet, me një qasje unike dhe me një nivel unik të mbrojtjes institucionale për të gjithë serbët në hapësirën ku jetojmë. Normalisht, pres që Serbia të ndryshojë marrëdhënien ndaj serbëve që jetojnë në hapësirën e Kosovës".

Do të doja që zgjidhja e çështjes së serbëve në Kosovë, të jetë me një platformë unike.
"Mendoj se duhet të jetë më transparente, më e sinqertë dhe më i hapur edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Pres që bashkësia ndërkombëtare të jetë e përgjegjshme lidhur me paanshmërinë, sepse për të gjithë ne objektiviteti është shumë i rëndësishëm. Ndërkaq, nga institucionet në Prishtinë, pres që të mos bëjnë presion ndaj serbëve që me represion administrativ dhe institucional, ti njohin institucionet e Kosovës”, tha Trajkoviq.

Ajo shtoi se lojaliteti i serbëve do të varet nga mënyra se si do të sillen institucionet e Kosovës me ta.

Në anën tjetër, pritjet e politikanëve serbë të veriut janë të ndryshme.

Marko Jakshq, lider i serbëve në veri të vendit, thotë se pritjet e tij dhe të serbëve të veriut, janë të lidhura me mbajtjen e referendumit kah mesi i shkurtit të vitit 2012, përmes të cilit serbët do të deklarohen nëse i pranojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Unë konsideroj se serbët do të dalin në referendum në numër të madh dhe në mënyrë demokratike do të tregojnë se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e një shteti të dytë shqiptar në Ballkan".

...dëshira më e madhe e serbëve të Kosovës, e veçanërisht të atyre të veriut, është që të mbahen zgjedhjet sa më parë dhe në pushtet të vijnë forcat me orientim kombëtar.
"Në anën tjetër, duke pasur parasysh ngjarjet në politikën aktuale në Serbi, dëshira më e madhe e serbëve të Kosovës, e veçanërisht të atyre të veriut, është që të mbahen zgjedhjet sa më parë dhe në pushtet të vijnë forcat me orientim kombëtar”, tha Jakshiq.

Ndërkaq, Dragisha Kërstoviq, politikan nga Leposaviqi, pret një situatë më të relaksuar në vitin 2012 se sa që ishte gjatë vitit 2011, e sidomos në gjashtë muajt e fundit.

Jo vetëm që pres, por edhe dëshiroj që viti 2012 të jetë më ndryshe dhe të jetë viti kur do të arrijmë zgjidhje të caktuara, kompromise politike dhe zgjidhje politike për një numër të problemeve, të cilat gjatë vitit 2011 janë kristalizuar si të tilla dhe të cilat kanë penguar përparimin dhe jetën më të mirë".

"Nuk e di se cilat do të jenë ambiciet e serbëve, qoftë në jug apo në veri të lumit Ibër. Por, e di se njerëzit shpresojnë për ditë të mira, që të zhduken tensionet dhe mosmarrëveshjet për një numër çështjesh dhe se do të arrihet deri te disa zgjidhje
”, tha Kërstoviq.

Ai ka shfaqur përshtypjet e tij, duke thënë se, viti 2012, sipas tij, do të jetë vit i kthesës për shumëçka, e sidomos për pozitën e bashkësisë serbe në Kosovë si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
XS
SM
MD
LG