Ndërlidhjet

Dhunë në Irak


Bagdad...
Bagdad...

Vala e sulmeve kundër shiitëve irakianë u ka marrë jetën mbi 70 personave, ndërsa ka plagosur mbi 100 të tjerë.

Sulmet kanë nisur herët në mëngjes në dy lagje shiite të Bagdadit, me vrasjen e 27 njerëzve.

Disa orë më vonë, një sulm vetëvrasës ka goditur pelegrinët shiitë në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, duke vrarë 45 prej tyre.

Zëdhënësi i ushtrisë në Bagdad, Qasim al-Musavi, tha se qëllimi i sulmeve është "të krijohen trazira në mesin e popullit irakian".

Kriza ka shpërthyer pasi Qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki, e cila dominohet nga shiitët, lëshoi një urdhër-arrest muajin e kaluar për një zyrtar të lartë sunit, nën akuzat për drejtimin e një grupi vrasës.

Dhuna po ashtu ndodh pasi trupat e fundit amerikane lëshuan Irakun muajin e kaluar.(v.t.)



Shpërthime në Bagdad
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:32 0:00
XS
SM
MD
LG