Ndërlidhjet

Klinika e Pediatrisë, që tri vjet në renovim


QKUK
QKUK

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare, tash e tri vjet po rinovohet, por punimet assesi nuk po përfundohen.

Edhe përkundër kësaj , kompania punëkryese “Geo Konsulting”, nuk është ndëshkuar.

Ajo vazhdon të ketë kontratë me QKUK-në, derisa nuk e kryen punën e vet.

Por drejtori i QKUK-së Njazi Gashi, i cili është emëruar në këtë post para tre muajsh, para kësaj kohe ka qenë vetë punëtor i Klinikës së Pediatrisë.

Ajo punë tash gati që ka përfunduar. Ka mbetur edhe 15 për qind të punës për t’u përfunduar në tërësi.
Ajo punë tash gati që ka përfunduar. Ka mbetur edhe 15 për qind të punës për t’u përfunduar në tërësi. Dhe tash, të bisedohet për këtë punë është njëjtë sikurse të vajtohet gjyshi im që ka vdekur. Pasojat që kanë të bëjnë për vonesën prej tri vjetësh, unë nuk jam kompetent për me t’u përgjigjur”, thotë ai.

Por jo edhe stafi mjekësor mendon se kjo vonesë nuk po u bën telashe.

Bardhyl Abrashi, pediatër në Klinikën e Pediatrisë, thotë se vonesat në renovim kanë kaluar çdo kufi, dhe si pasojë, jo vetëm stafi mjekësor pengohet në kryerjen e punëve, por po pengohen edhe pacientët që janë të shtrirë në klinikë për hospitalizim.

Vonesat që po bëhen kanë kaluar çdo kufi. Është dashur të kryhen shumë më herët dhe funksionaliteti i klinikës mos të vihet në pikëpyetje. Aty në shumë kate ka pikje të ujit, lëshohen klinikat në funksion, e mandej shihet që ka rrjedhje të ujit dhe prapë ndalet puna. Shihet që ai renovim që është bërë prishet. Duhet të japë përgjegjësi dikush, dhe kjo padyshim se i pengon sikur stafin mjekësor po ashtu edhe pacientët që janë të shtrirë në repartin tonë”.

Pronari i kompanisë “Geo Konsulting”, Xhelal Musa, vonesat në kryerjen e punëve i arsyeton me faktin se në klinikën e pediatrisë, nuk ka pasur kushte adekuate për punë.

Sipas tij kjo klinikë, asnjëherë nuk është liruar tërësish në mënyrë që të kryhen punimet.

Sipas zotit Musa, gjatë tërë kohës sa është punuar, në të njëjtën kohë pacientët kanë qenë të hospitalizuar aty.

Në Klinikën e Pediatrisë kanë qenë të hospitalizuar pacientët dhe nuk është lejuar hapësira për të kryer punë, por është liruar objekti pjesë -pjesë...
Vështirësitë në kryerjen e punëve në afatin e paraparë kanë qenë të shumta. Në Klinikën e Pediatrisë kanë qenë të hospitalizuar pacientët dhe nuk është lejuar hapësira për të kryer punë, por është liruar objekti pjesë -pjesë, çka ka qenë edhe e pamundur të punohet dhe të kryhen punët në afatin kohor të paraparë”, shprehet ai.

Ndërkaq, sekretari permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, thekson se punët janë zvarritur përtej çdo afatit të tolerueshëm.

Marrëveshja që e kemi pasur herën e fundit me QKUK-në ka qenë ndërprerja e kontratës me atë kompani, ndërsa vazhdimin e punëve do ta marrë “AIHA”, pjesë e USAID, që është duke u angazhuar në emergjencën pediatrie, në të cilën Ministria e Shëndetësisë do të marrë pjesë me 60 mijë euro për ta kryer renovimin e kësaj pjese”.

Ndërkaq, ish ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare, Lulzim Emini, i cili ka qenë nën udhëheqje të këtij institucioni në kohën kur kompania “Geo Konsulting” ka bërë punimet në Klinikën e Pediatrisë, thotë se projekti ka kushtuar 600 mijë euro, dhe se kjo kompani ka shkelur marrëveshjen për kryerjen e punëve.

Por, ndaj kësaj kompanie asnjëherë nuk janë marrë masa ndëshkuese, e as shkëputje kontrate.

Projekti ka kushtuar 600 mijë euro. Në vitin 2009 kanë filluar punimet. Punëkryesi i ka vonuar punimet.
Projekti ka kushtuar 600 mijë euro. Në vitin 2009 kanë filluar punimet. Punëkryesi i ka vonuar punimet. Kompania mund të vonohet për arsye të ndryshme, por ne mund të penalizojmë me pagesë. Kështu që unë kam tentuar që mos ta paguajmë pjesën tjetër që ne i kemi mbetur borxh, për 15 për qind të punës së pakryer. Ajo do të dënohet kur të bëhet pagesa përfundimtare”, thotë Emini.

Derisa Tolaj, nga Ministria e Shëndetësisë, deklaron se vitin e fundit janë duke aplikuar penallti për kompani të kontraktuara nga ky institucion dhe shton se të tilla masa do të merren edhe për këtë kompani.

Ndaj kësaj kompanie por edhe për secilën kompani do të aplikohen penalltitë e caktuara të parapara me kontratë. Meqë këto kompani kanë nga një garancion bankar me të cilën garantojnë për punën e tyre, nga i cili mund të tërhiqen në mënyrë të ligjshme dhe të tërhiqet vlera e caktuar, si penallti”.

Sidoqoftë në Klinikën e Pediatrisë, veç zhurmës së madhe, edhe pluhuri po ua vështirëson hospitalizimin fëmijëve të shtrirë aty, si dhe po u pengon stafit mjekësor në kryerjen e punës së tyre.
XS
SM
MD
LG