Ndërlidhjet

Nuk ulen normat e interesit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Në bazë të analizave të shumta të bëra nga organizatat ekonomike në Kosovë, normat e interesit në kreditë e bankave komerciale, janë prej 9 deri në 25 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.

Ky fakt, sipas përfaqësuesve të bizneseve në Kosovë, është bërë i pamundur të ndryshohet, edhe përkundër angazhimeve mjaft të mëdha të tyre.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se normat e kredisë në Kosovë vazhdojnë të mbesin të larta,madje sipas tij, më të lartat në rajon.

...këto para janë të shtrenjta dhe këto para çdo herë po mungojnë në biznesin vendor, dhe në mungesë të parasë nuk po mund të zhvillohet ekonomia vendore.
Bankat nuk po tregojnë një partneritet të qëndrueshëm me bizneset, kjo do të thotë se bankat dhe sistemi bankar në Kosovë janë stabile dhe profitabile, por bizneset që kanë nevojë për para, këto para janë të shtrenjta dhe këto para çdo herë po mungojnë në biznesin vendor, dhe në mungesë të parasë nuk po mund të zhvillohet ekonomia vendore”, thekson Shahini.

Në Kosovë operojnë tetë banka komerciale dhe përbëjnë 76 për qind të aseteve totale të sektorit financiar.

Aktiviteti i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.

Pjesa më e madhe e këtyre kredive absorbohet nga ndërmarrjet e sektorit të tregtisë.

Njohës të çështjeve ekonomike, normat e larta të kredisë i konsiderojnë si pasojë e mos ndërhyrjes shtetërore në bankat komerciale.

Profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, thotë se Banka Qendrore e Kosovës duhet të intervenojë në uljen e normave të interesit.

Ai thotë se të gjitha bankat komerciale në Kosovë mund t’i ulin normat e interesit deri në 7 për qind.

Thuhet se shteti nuk duhet të ndikojë në uljen e normave të interesit, por shteti duhet në mënyrë indirekte të ndikojë në lëvizjet ekonomike, konkretisht në sistemin bankar.
Thuhet se shteti nuk duhet të ndikojë në uljen e normave të interesit, por shteti duhet në mënyrë indirekte të ndikojë në lëvizjet ekonomike, konkretisht në sistemin bankar. Duhet që shteti ta caktojë një limit ku bankat komerciale kanë të drejtë të dhënë një interes të caktuar. Dihet që në vitin e kaluar të gjitha bankat komerciale në Kosovë kanë pasur dividentën mbi 25 milionë euro”, thekson Tahiri.

Ndërkohë, në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se vështirësitë dhe pasiguritë që aktualisht po mbretërojnë në ekonominë e eurozonës mund të paraqesin shqetësim për përformancën e sektorit real të ekonomisë së Kosovës, gjë që mund të ndikojë negativisht edhe në përformancën e sistemit bankar të vendit përmes dobësimit të aftësisë paguesve të kredimarrësve.

“Padyshim, sistemi bankar duhet të vazhdojë së përkrahuri ekonominë e vendit përmes kredisë, mirëpo ky zgjerim i aktivitetit kredidhënës duhet bërë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të ruhet stabiliteti financiar, si parakusht i rëndësishëm edhe për stabilitetin e përgjithshëm ekonomik në vend”, thuhet në këtë raport.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thekson se kriza në eurozonë do të ndikojë në ashpërsimin e kritereve për marrjen e kredive.

Kjo do të ndikojë që bankat ndërkombëtare në Kosovë të jenë më të kujdesshme, më dorë shtrënguara, për të ndihmuar biznesin, dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, thotë Shahini.

Ndryshe, normat e kredisë i përcaktojnë vetë bankat me politikat e tyre ekonomike.

Ndërkaq, Banka Qendrore e Kosovës vetëm i menaxhon, por nuk ka asnjë të drejtë që të ndërhyjë në politikat afariste të bankave.
XS
SM
MD
LG