Ndërlidhjet

Arrestime në Ministrinë e Shëndetësisë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e rendit kanë arrestuar katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, nën dyshimet për përfshirje në afera korruptive.

Arrestimet kanë pasuar bastisjet e sotme të Policisë së Kosovës dhe misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, në objektet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se bastisjet janë kryer në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, të Prokurimit, Farmacisë, në Divizionin e Cilësisë së Shërbimeve dhe në Arkivë.

Të arrestuarit janë: Ilir Tolaj, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Hajrrullah Fejza, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, Zenel Kuqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të prokurimit dhe Bekim Fusha, drejtor i Departamentit farmaceutik.

Emrat e tyre i ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.(a.k.)
XS
SM
MD
LG