Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 15 janarin në vite…


Wikipedia
Wikipedia

2001 - Wikipedia, enciklopedia më e madhe pa pagesë, del për shfrytëzim në internet.

1844 - Universiteti i Notre Dame merr statutin e tij nga shteti i Indianës.

1929 - Lindi lideri i të drejtave civile, Martin Luther King, në Atlanta.

1970 - Muammar al-Qaddafi shpallet kryeministër i Libisë.

1973 - Presidenti Riçard Nikson njofton pezullimin e të gjitha veprimeve sulmuese të SHBA-së në veri të Vietnamit, duke përmendur përparimin në negociatat për paqe.

1976 - Sulmuesja e presidentit amerikan Gerald Ford, Sara Jane Moore, dënohet me burgim të përjetshëm.

1992 - Shpërbëhet Federata Jugosllave - komuniteti ndërkombëtar njeh pavarësinë e Sllovenisë dhe të Kroacisë.

1999 - Mbi 45 shqiptarë në fshatin Reçak vriten e masakrohen nga forcat e sigurimit të ish-Jugosllavisë.

2007 - Barzan Ibrahim al-Tikriti, ish-shefi i inteligjencës irakiane dhe gjysmëvëllai i Saddam Husseinit, dhe Auad Hamed al-Bandar, ish-kryeprokurori i Gjykatës Revolucionare, ekzekutohen me varje në Irak.

2009 - Fluturimi 1549 i “US Airways” bën një ulje emergjente në lumin Hudson, pak pas ngritjes nga aeroporti “LaGuardia” në Nju Jork. Të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi shpëtuan pa lëndime.(z.p.)
XS
SM
MD
LG