Ndërlidhjet

Rusia kundërshton sanksionet ndaj Sirisë


Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka thënë se Rusia do të kundërshtojë çdo sanksion të OKB-së kundër Sirisë, ndërsa do të bëjë thirrje për nisjen sa më parë të dialogut midis qeverisë siriane dhe opozitës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas Lavrovit, sanksionet do të ishin "të padrejta dhe kundërproduktive".

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka mundur të miratojë ndonjë rezolutë për dhunën në Siri, për shkak të kundërshtimeve të fuqishme të Rusisë dhe Kinës.

Trazirat në shtetin sirian kanë shpërthyer në mars të vitit të kaluar. Që atëherë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë humbur jetën mbi 5,000 persona.

Viktima të reja janë regjistruar edhe sot.
XS
SM
MD
LG