Ndërlidhjet

ABBA kthehet me këngë të papublikuar






Pop-grupi i njohur ABBA, ka njoftuar për planet e tij për të rilëshuar në shitje albumin e fundit “The Visitors”, duke përfshirë një këngë të mëparshme të palëshuar kurrë më parë, më 23 prill të këtij viti.

Kënga “From a Twinkling Star to a Passing Angel”, thuhet të jetë një këngë e incizuar në kohën kur doli në shitje albumi “The Visitors”, në vitin 1981.

Grupi suedez ishte shpërbërë në vitin 1982 dhe pjesëtarët e tij kanë refuzuar të bashkohen që nga ajo kohë.

Ata madje nuk pranuan të kthehen së bashku as për vënien e tyre në “Rock & Roll Hall of Fame”, në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG