Ndërlidhjet

Mbi 30 të vrarë nga sulmet në Irak


Dhjetëra të vrarë në Bagdad
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:28 0:00

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në Bagdad, ndërsa burimet zyrtare thonë se 31 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur.

Sulmi ka ndodhur në Zafaranijah - lagje kjo e banuar me shumicë shiite, ku disa qytetarë merrnin pjesë në një funeral. Nga shpërthimi kanë pësuar edhe disa shtëpi, dyqane dhe makina.

Associated Press citon autoritetet të kenë thënë se pak minuta pas sulmit, një person i armatosur ka hapur zjarr në një post-bllok të po kësaj lagjeje, duke vrarë dy policë.

Incidentet vijnë në vazhdën e një serie sulmesh në Irak që kanë vrarë mbi 150 njerëz, prejse Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr trupat, muajin e kaluar.(v.t.)
XS
SM
MD
LG