Ndërlidhjet

Maqedoni: Karnevalet shkaktojnë tensione etnike


Vandalët e kanë marrë në shënjestër një Kishë ortodokse dhe një Xhami myslimane historike në Maqedoni, në valën e fundit të incidenteve, pasi pjesëmarrësit në karnevale i kishin fyer myslimanët.

Policia tha dje se një Kishë në Tetovë, qytet i banuar me popullatë shumicë shqiptare të besimit mysliman, kishte pësuar dëme të vogla gjatë një sulmi me zjarrvënie.

Në qytetin e Manastirit, që është i banuar me popullatë shumicë maqedonase të besimit të krishterë ortokoks, ishin shkruar grafite ofenduese në muret e Xhamisë së shekullit të 16.

Askush nuk është arrestuar nga policia për këto incidente.

Këto tensione po ndodhin pas karnevalit të 13 janarit në fshatin Vevçani, në të cilin personat e krishterë ortodoksë ishin veshur me ferexhe të grave myslimane dhe e kishin fyer Kuranin.

Ky incident ka nxitur demonstrata të ashpra të shqiptarëve të besimit mysliman në Maqedoni, raporton agjencia AP.
XS
SM
MD
LG