Ndërlidhjet

Nga ngricat, 100 pacientë në ditë


Prishtinë
Prishtinë

Mospastrimi i trotuareve nga bora dhe akulli, është bërë shkak që 246 qytetarë të kërkojnë ndihmë mjekësore vetëm gjatë vikendit.

Këtë e thotë për Radion Evropa e Lirë Basri Lenjani ushtrues detyre i drejtorit të qendrës emergjente në Qendrën Klinike Universitare.

Brenda vikendit 246 raste kanë kërkuar ndihmë, dhe disa nga ta tashmë janë në kirurgji...
Brenda vikendit 246 raste kanë kërkuar ndihmë, dhe disa nga ta tashmë janë në kirurgji, e të tjerë në orientuar në klinikën e ortopedisë, për shkak të thyerjeve që i kanë si pasojë e rrugëve të papastruara”, shprehet ai.

Por, shumë prej tyre, pas emergjencës dërgohen në klinikën e ortopedisë, pasi që në të shumtën e rasteve, si rezultat i lëndimeve dhe thyerjeve të frakturave, u duhet të hyjnë në operacion.

Në klinikën e ortopedisë kohëve e fundit, për shkak të kushteve të rënda atmosferike, është rritur në mënyrë drastike numri i të operuarve, si dhe numri i të pranuarve në klinikë, por edhe numri i vizitave në ambulanca specialistike. Rreth 100 pacientë në ditë vizitohen dhe gati gjysma kanë fraktura të kockave të thyera, por edhe të kurrizit. Ndërsa, një pjesë e tyre që hospitalizohen, e që janë rreth 40 pranime në javë, disa prej tyre operohen. Përafërsisht i kemi 25 operacione në javë për shkak të thyerjeve” bën të ditur Faton Morina, ushtrues detyre i klinikës së ortopedisë.

Përpos frekuencës së madhe të pacientëve dhe numrit të madh të të operuarve, klinika ballafaqohet edhe me mungesë të materialit shpenzues.

Sipas zotit Morina, barnat e listës esenciale nuk u mungojnë, e dhe pse u duhen shumë më shumë barna se ato që gjenden në listën esenciale.

Barnat e listës esenciale i kemi, por neve na duhen shumë më shumë barna.
Barnat e listës esenciale i kemi, por neve na duhen shumë më shumë barna. Ne s'e kemi problemin kryesor te barnat, por tek implantet si metale apo mjete tjera qe vendosen në kocka. Kemi shumë probleme me furnizim. Ato i kemi në mungesë të madhe. Ne i marrim nga QKUK-ja dhe ato i siguron ministria, por kohëve të fundit kanë dalë në treg këto mjete shumë të sofistikuara dhe e kanë çmimin shumë të lartë, andaj ministria nuk mund t'i sigurojë, dhe me ato kemi telashe dhe mungesë”, thotë ai.

Ndërkaq zoti Lenjani, thotë se për shkak të numrit të madh të pacientëve, janë mobilizuar si me ekip shëndetësor, po ashtu edhe me barna dhe material shpenzues.

Por, sipas tij, problemet me të cilat ballafaqohen janë kryesisht me njerëzit që kërkojnë ndihmë joemergjente në këtë qendër.

Sa i përket materialit shpenzues dhe barnave, e edhe ekipeve mjekësore, janë në gjendje gatishmërie. Por, unë apeloj te qytetarët që të vetëdijesohen që shërbimet emergjente t'i marrin vetëm nëse kanë nevojë për shërbime emergjente”.
XS
SM
MD
LG