Ndërlidhjet

BE mirëpret marrëveshjen


Shtefan Fyle dhe Kethrin Eshton - foto arkivi
Shtefan Fyle dhe Kethrin Eshton - foto arkivi
Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal dhe atë për zbatimin e menaxhimit të integruar të kufijve, të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këto dy marrëveshje janë një hap i madh përpara. Ato nuk janë të rëndësishme vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe BE-në”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, dhe të komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle.

Sipas Eshtonit, objektiv i dialogut është që palët të ndihmohen në rrugën e tyre drejt Evropës.

Dua t’i përgëzoj të dyja palët. Njëra vë në formë operacionale marrëveshjen për menaxhimin e integruar të pikave kufitare; tjetra konsolidon bashkëpunimin rajonal dhe siguron që secili të përfaqësohet siç duhet. Të dyja këto janë hapa të mëtejshëm në rrugën evropiane”, ka thënë Eshton.

Sipas komisionarit Fyle, “marrëveshja demonstron angazhimin e të dyja palëve për të ardhmen evropiane”.

Marrëveshja e sotme po ashtu përforcon bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe agjendën e zgjerimit me rajonin e Ballkanit perëndimor”, ka thënë Fyle.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur sot marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal.

Emri i Kosovës mësohet se do të paraqitet me fusnotën, në të cilën thuhet se ky titull është pa paragjykuar pozicionin mbi statusin dhe është një linjë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e GJND-së mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës.(v.t.)
XS
SM
MD
LG