Ndërlidhjet

Perëndimi e quan “mashtrim” referendumin në Siri


Protesta kundër Kushtetutës së re
Protesta kundër Kushtetutës së re
Qeveria siriane ka organizuar të dielën referendumin për kushtetutën e re, ndërkohë që dhuna vdekjeprurëse ka vazhduar anembanë vendit.

Opozita i ka bojkotuar votimet, duke i quajtur farsë dhe duke i bërë thirrje presidentit Bashar al-Asad të lërë pushtetin.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se “ekziston çdo mundësi” që Siria të rrëshqasë në luftë civile. Votimet e së dielës, Klinton i ka quajtur “manovrime cinike”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka thënë se referendumi nuk ishte asgjë tjetër pos një “mashtrim”.

Referendumi për kushtetutën e re lejon teorikisht zgjerimin e sistemit politik të vendit. Ai do të krijonte sistemin shumë-partiak në Sirinë e sunduar nga partia Baath, e cila mori pushtetin me grusht-shtet në vitin 1963.

Të dielën, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë raportuar për dhunë të re në disa qytete të vendit, çfarë ka rezultuar me të paktën 30 të vrarë.(v.t.)



U mbajt referendumi në Siri

Në Siri u mbajt referendumi për ndryshime kushtetuese, me ç’rast votuesit duhet të deklarohen për miratimin e Kushtetutës së re.

Pos reformave të tjera, në këto ndryshime përfshihet edhe përfundimi i pushtetit njëpartiak, që në këtë vend po zgjat pothuajse pesë dekada.

Këto votime po mbahen në periudhën kur dhuna është intensifikuar në disa territore, gjatë ditëve të fundit.

Grupet opozitare siriane, jashtë Sirisë, thanë se disa njerëz ishin vrarë gjatë luftimeve të së shtunës.

Pjesëmarrje më e mirë sesa që pritej


Basam Hadad, shef i një qendre votimi në kryeqytet, në Damask, i tha televizionit Reuters se pjesëmarrja është më e mirë se sa që pritej.

"Që nga orët e hershme, votimi është i mirë," tha Hadad. "Është shumë më shumë se sa që kemi pritur. Ne mund të themi se është 200 për qind e asaj që pritej në këtë kohë".

Votimi filloi në 7 sipas orës lokale dhe qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura për 12 orë.

Televizioni shtetëror mbajti diskutime në lidhje me dokumentin e ri, i cili bën thirrje për zgjedhje shumë-partiake parlamentar brenda tre muajve dhe u shpjegoi njerëzve se si ata mund të votojnë.

Autoritetet kanë mbajtur dy referendume që kur Bashar al-Asad ka trashëguar pushtetin nga babai i tij i ndjerë, Hafez, 12 vjet më parë. I pari e kishte vënë atë(Asadin) si president në vitin 2000, dhe i dyti shtatë vjet më vonë.


Opozita hedh poshtë rezultatet

Aktivistët kundër regjimit të Asadit, e refuzojnë referendumin dhe Kushtetutën e re, duke e konsideruar si një farsë.

Ata thonë se regjimi nuk e ka respektuar Kushtetutën e vjetër, e cila mishëron lirinë e fjalës dhe demonstratat paqësore.

Grupet opozitare, SHBA-ja dhe shumë qeveri, e kanë kritikuar mbajtjen e referendumit, në kohën kur forcat qeveritare siriane po i sulmojnë grupet opozitare në disa qytete, gjatë dhunës, e cila po vazhdon tash e 11 muaj, ndërsa nuk shihet ndonjë përfundim eventual i saj.


Presioni ndërkombëtar - në rritje

Ndërkohë, presioni ndërkombëtar ndaj regjimit të Asadit është në rritje e sipër.

Më 24 shkurt, përfaqësues të rreth 70 vendeve mbajtën takimin "Miqtë e Sirisë", në Tunis.

Në deklaratën e tyre, përfaqësues nga 70 vende bënë thirrje për t'i dhënë fund dhunës menjëherë, të lejohet qasja humanitare dhe të lejohet shpërndarja e ndihmave humanitare.

Në janar, OKB-ja vlerësoi se rreth 5.400 persona ishin vrarë në konfliktin në Siri, por aktivistët thonë se numri i të vdekurve tani është më shumë se 7,000.

Sipas aktivistëve, afro 100 njerëz u vranë në të gjithë vendin vetëm më 25 shkurt, shumica prej tyre civilë. (f.b. & z.p.)

U mbajt referendumi në Siri, dhuna vazhdon
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:45 0:00
XS
SM
MD
LG